Anijet me 816 ton mbetje toksike po kthehen! Prokuroria sekuestron dokumentet e 'Kurum' e 'Sokolaj'! Kompania turke mbyll dyert

Durres- Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentacionit të përpunimit të materialit dhe dokumente të tjera të cilat kanë lidhje me transportimin me 2 anije të 816 ton të dyshuara me mbetje toksike nga Shqipëria drejt Tajlandës. 

Shqiptarja.com mëson se gjatë javës është sekuestruar i gjithë dokumentacioni i kompanisë private 'Kurum International' që dyshohet se ka prodhuar edhe mbetjet toksike që më pas i ka shitur tek kompania 'Sokolaj' që ka organizuar transportin në drejtim të Tajlandës. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dokumentet e kompanisë “Sokolaj” shpk si eksportuese të këtyre mbetjeve, e cila merret me import-eksport mineralesh, që rezulton në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj. Janë sekuestruar edhe dokumentet që gjenden në doganën e Durrësit lidhur me eksportin e ngarkesës.

Gjithashtu prokuroria e Durrësit urdhëroi gjatë javës sekuestrimin e dokumentacionit të përpunimit të materialit dhe dokumente të tjera pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN, Ministrisë së Mjedisit.

Në doganë mbetjet janë regjistruar si 'oksid hekuri' eksporti i të cilës është i lejuar pasi nuk konsiderohet i rrezikshëm dhe jo pluhur i furrave të çelikut që është lëndë shumë e rrezikshme dhe u konstatua më vonë nga autoritetet ndërkombëtare.  

Hetimet janë në fazën paraprake dhe ende nuk ka persona të shoqëruar apo të ndaluar.

Pas administrimit të këtyre dokumenteve, prokuroria do të nisë edhe marrjen në pyetje të personave që kanë pasur lidhje me këtë ngarkesë apo me dokumente të përpunimit të materialeve.

Ngarkesa po kthehet mbrapsht
Ngarkesa e bllokuar në Tailandë po kthehet mbrapsht dhe anijet janë ende është në udhëtim. Bëhet e ditur se me të mbërritur në portin e Durrësit, do të merren kampionë për ti analizuar e për të parë nëse lënda është toksike apo jo. 

Ndërkohë ministria e Infrastrukturës dhe e Mjedisit në një deklaratë të përbashkët kanë bërë të qartë se nuk do ti pranojnë pa dalë analizat

" Nuk mundet  që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme"

KURUM mbyll dyert e uzinës
Ndërsa ne Elbasan, kompania turke Kurum, në të cilën janë punësuar 500 punonjës ka mbyllur dyert dhe ka pezulluar aktivitetin. Kompania turke jo zyrtarisht ka deklaruar se Uzina e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave. Shkak është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që të mos jemi konkurrues me tregun e Kinës dhe Turqisë. Për këtë thuhet se janë lajmëruar punonjës dhe është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës. Janë bërë diskutime prej 10 ditësh pasi o bëhet një ristrukturim i prodhimit tek Uzina e Çelikut për të qenë konkurrues në treg për shkak të kosotove të larta.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 25/08/2024 15:23

    Thyfte qafen! Ne mbyllet nje here e mire ajo varreze qe mer jete cdo dite..

    Përgjigju
    • Fonematica: 25/08/2024 20:58

      Po dhe pastaj papunesia 100% ! Ore vetem Turku Po investon me punesim ne Shqipëri shiko ti italjanr investim me kampe ahaha

  • Shkodrani-Belgjike: 25/08/2024 11:16

    Mafia turke kurum bashk me viçidolin do dalin në shesh vjedhjet që kan ba. Metalurgjuku ti kthehet shtetit.

    Përgjigju
  • Iris: 25/08/2024 01:48

    E dyshimte kjo mbyllja e Kurumit prej nje jave,pavaresisht motivacionit! I dyshimte dhe njeri prej justifikimeve per paaftesi konkuruese me tregun kinez e turk kur vete kompania eshte turke edhe pse vepron ne Elbasan! S.d.q Kurumi nuk eshte ambasade qe t'i shpetoje kontrollit te SPAK e BKH.

    Përgjigju
  • Gimi: 24/08/2024 23:14

    Eredo-ja-gani do te flase me Ram-bon! Keshtu qe punetoret te flene te qetë. Vellëzërit do ia japin nje dore njeri-tjetrit.

    Përgjigju
    • Labi: 26/08/2024 14:55

      @Çimi patronazhist jemi në 2024. Nuk kalova dot 1 kg djath dhie në doganën tonë drejt Italisë. Po gjithë ata kontejner si kaluan? Ku shteti?! Apo shteti në zyra me gratë e patronazhistëve?

    • Çimi: 25/08/2024 09:57

      Drejtiesi i Korumit është mik i Sali krimit!Sali krimi para zgjedhjeve të 2013 ishte shum i sigurtë që doti humbiste zgjedhjet dhe ja shiti 2 Hidrocentralet në kundërshtim të ligjit dhe forcen e kartonëve që kishtë në Parlament mikit të tij Korumit .

  • Timi: 24/08/2024 21:17

    Sdo bosh dot not mo te tropikali

    Përgjigju
  • Lushka: 24/08/2024 19:50

    Un se kuptoj si arrini merreni me kurumin!? Ka qe ne koken e sales sika hyra gjemb ne kemben e do vazhdon... Mjer ato prokuroret qe do transferohen me pune diku jasht durresit. Ose do pushohet si ceshtje pun ditesh... Jan aferat me bigg qe egzistojne kurum qeveri turke qeveri shqiptare. Keshtu qué shkruajt nje lajm edhe per portalet me e mbushur hapesiren.

    Përgjigju
  • Lilu: 24/08/2024 18:51

    Patjeter, nese jane metje te rrezikshme, por edhe nese nuk jane por ka pasur manipulim dhe mashtrim ne kryerjen e procedurave doganore etj, pervec gjobitjes dhe pergjegjesise penale, humb dhe te drejtat kontrautale, dhe marreveshjet qe ka me shtetin shqiptar behen nul.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar