Aksident midis dy anijeve të Linjës së Lundrimit të Carnival në portin në Cozumel.

Videot e postuara në rrjetet sociale nga pasagjerët tregojnë dy anije të linjës Carnival Cruise të cilat u përplasën me njëra tjetrën dje në Cozumel, në Meksikë.

Shkak i aksidentit, i cili për fat nuk shkaktoi dëme njerëzore mes 5000 udhëtarëve, ishin rrymat e forta dhe erërat.