Anijet ruse ‘zbarkojnë’ në kanalin e Sicilisë, kriza e Ukrainës ka një tjetër front! NATO ndjek lëvizjet e flotës, Biden: Gati për çdo gjë

Anijet ruse ‘zbarkojnë’ në kanalin e Sicilisë, kriza e Ukrainës ka një tjetër front! NATO ndjek lëvizjet e flotës, Biden: Gati për çdo gjë

Disa lundrime me anije nga pala ruse në kanalin e Sicilisë si pjesë e stërvitjeve të paralajmëruara detare në Mesdhe, duke shkaktuar shqetësime.

Përplasja e ashpër mes superfuqisë amerikane dhe fuqisë historike protagoniste e ngjarjeve më të rëndësishme historike, Rusisë ka nxitur një përplasje të ashpër në bisedimet e OKB-së. Takimi i parë i zhvilluar nga Këshilli Sigurimit kushtuar kërcënimit të frikshëm të një pushtimi rus me mbështetje vetëm nga Kina, është shoqëruar me një ‘vizitë’ të anijeve ruse në Sicili.

Sidoqoftë, Shtapi i Mbrojtjes ka sqaruar se ‘formacioni po kryen një tranzit në ujërat ndërkombëtare dhe nuk cenon sovranitetin e shteteve bregdetare’, duke shtuar se NATO vijon të ndjekë me kujdes lundrimin e grupit detar të flotës ruse.

Biden: Gati për çdo gjë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kërkojnë një zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë, por janë “gati për çdo gjë që mund të ndodhë”. Kështu deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, duke theksuar se gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së SHBA-ja shpjegoi “sjelljen kërcënuese” nga Rusia. “Kam pasur një bisedë produktive me Presidentin Zelensky- shtoi ai – dhe ne vazhdojmë me diplomaci pa ndalesë”. Të njëjtin mendim ndan edhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield: “Situata me të cilën po përballemi në Evropë është e rrezikshme dhe urgjente. Rreziku për Ukrainën dhe për çdo shtet anëtar të OKB-së nuk mund të jetë më i lartë. Veprimet e Moskës godasin zemrën e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe janë një kërcënim i qartë për paqen dhe sigurinë”.

Skenari i paraqitur nga SHBA-të në rast se Rusia hap zjarr në Ukrainë:

Përfaqësuesja amerikane pyeti gjithashtu anëtarët e tjerë se si do të ndiheshin nëse do të kishin 100,000 ushtarë në kufirin e tyre dhe paralajmëroi se Moska synon të rrisë trupat e saj në vendin aleat të Bjellorusisë në 30,000, me mundësinë që “të mbërrijnë në më pak se dy orë në veriun e Kievit”

I menjëhershëm reagimi i ambasadorit rus në OKB Vasily Nebenzia, i cili mohoi çdo qëllim për pushtim, akuzoi amerikanët për “krijim histerie” dhe për përdorimin të “diplomacisë së megafonit” për të “mashtruar komunitetin ndërkombëtar” me “akuza të pabaza”, duke kujtuar të provat e rreme të SHBA-së për armët e shkatërrimit në masë në Irak për të sulmuar Sadam Huseinin.

Nebenzia propozoi gjithashtu një takim të ri të Këshillit të Sigurimit për 17 shkurt, përvjetorin e shtatë të marrëveshjeve të Minskut, “për të diskutuar situatën për një zgjidhje në Ukrainë”.

Një linjë e mbështetur nga Pekini, ndërsa Franca dhe Britania e Madhe u mblodhën rreth amerikanëve që mbronin Kievin, i cili pak orë më parë kishte njoftuar arrestimin e një grupi personash të akuzuar për përgatitjen e një trazire në kryeqytet dhe në qytete të tjera të Ukrainës “për të destabilizuar situatën”, me hijen e shërbimeve ruse. Joe Biden ndërkohë e përcaktoi takimin në OKB si “një hap vendimtar në grumbullimin e botës për të mbajtur një qëndrim me një zë” kundër përdorimit të forcës dhe në favor të dialogut.

Reagimet e trupit diplomatik dhe zyrtarëve pjesëmarrës në bisedimet e OKB-së:

“Nëse Rusia zgjedh të largohet nga diplomacia dhe të sulmojë Ukrainën, ajo do të mbajë përgjegjësinë dhe do të vuajë pasoja të shpejta dhe të rënda”, paralajmëroi ai, duke kujtuar se SHBA dhe aleatët e saj “vazhdojnë të përgatiten për çdo skenar”.

Si për shëmbull sanksionet në rast pushtimi, për të cilat republikanët dhe ata janë afër një marrëveshjeje në Kongres për të goditur rrethin e brendshëm të Vladimir Putin, siç konfirmoi Shtëpia e Bardhë në mbrëmje, përveç gazsjellësit Nord Stream dhe aksesit në transaksione në dollarë.

Ose një furnizim alternativ me energji për Evropën në rast se Moska i mbyll rubinetët: Biden e diskutoi në Shtëpinë e Bardhë me emirin e Katarit (vendi më i pasur me gaz në botë) Tamim bin Hamad al-Thani, lideri i parë i Gjirit që takon presidentin, duke konfirmuar një ndryshim në marrëdhëniet amerikane në rajon, ku administrata e mëparshme Trump favorizoi Arabinë Saudite dhe Emiratet në kurriz të Dohas.

Ndërkohë, diplomacia vazhdon të thurë rrjetën e saj në çdo drejtim. Boris Johnson foli me Putinin dhe të martën fluturon tek Zelensky në Kiev, ku në ditët në vijim priten edhe ministrat e jashtëm francez, gjerman dhe polak, pas atij kanadez. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nga ana tjetër do të ketë një bisedë telefonike me kolegun e tij rus Sergei Lavrov. Kjo ndodh ndërkohë që Danimarka dhe Polonia kanë thënë se janë gati të dërgojnë pajisje dhe municione në Kiev, por Hungaria refuzon të mirëpresë trupat e NATO-s për emergjencën.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja