Anila Konomi komenton çiftet Berisha-Rama
Stilistja Anila Konomi ka komentuar për suplementin “THASH&THEM” veshjet e dy prej çifteve kryesorë në politikën shqiptare si Kryeministri Berisha së bashku me bashkëshorten po ashtu edhe Kryetari i opozitës Edi Rama së bashku me bashkëshorten Linda Rama.
Stilistja Anila Konomi ka komentuar për suplementin “THASH&THEM” veshjet e dy prej çifteve kryesorë në politikën shqiptare si Kryeministri Berisha së bashku me bashkëshorten po ashtu edhe Kryetari i opozitës Edi Rama së bashku me bashkëshorten Linda Rama.
LIRI BERISHAZnj. Liri Berisha, tashmë jemi mësuar të shohim një zonjë të vërtetë, pse jo dhe si Zonjë të Parë të vendit. Kjo falë, elegancës sharmit që ajo përcjell. Jo vetëm në stilin e veshjeve që ajo zgjedh, por dhe mënyrën se si e mbart veshjen. Është tepër e kujdesshme përsa i përket look-ut dhe frizurës. Nuk parapëlqen të eksperimentojë, dhe i qëndron besnike stilit të saj. Kryesisht përdor ngjyrat blu të thellë, lejla, kameo, dhe pana, por kohët e fundit shohim, se zgjedhja e saj shkon përtej këtyre ngjyrave, si përshembull, copat shumë ngjyrëshe, dhe kombinim i dy tre ngjyrave në një material të vetëm. Këto kombinime të fundit e bëjnë zonjën Berisha një femër elegante por, dhe afër tendencave të modës.
SALI BERISHAI qëndron besnik kostumit klasik, i kombinon ato me këmishë dhe kollare po të linjës klasike dhe nuk parapëlqen të luajë me kollaren si aksesor. Por mundohet që sipas eventit, të paraqesë ngjyrat, që i përshtaten eventit ku ai është. Ngjyra e tij e preferuar, është bluja dhe kjo tregon edhe njëherë besnikërinë e tij ndaj stilit të tij. Një ndryshim nga politikanët e tjerë në raste kur ndodhet në terren e shohim me një veshje tepër sportive, ku spikat menjeherë karakteri vital i tij.
LINDA RAMARacionale, në stilin e veshjes, korrekte përsa i përket pocizionit që ka në krah të z. Rama, por unë dua t’i bëj një verejtje. Do të thoja që është e nevojshme, të luajë herë pas here me ngjyra më të ndezura, si dhe këto ngjyra t’i shoqërojë një stil më tendencë dhe kohë, bëj këtë sugjerim, pasi mendoj se zonja Rama është një znj. inteligjente, dhe me shumë energji në karakterin e saj.
EDI RAMAE shoqëron një stil, aq sa klasik por të shoqëruar me aksesorë dhe detaje që mbartin tendencë, një ndër aksesorët më të rëndësishëm të tij dhe që ai parapëlqen të luajë, është kollarja dhe çorapja. Nëse një mashkulli nuk i lejohet, të ndryshojë ngjyrën e kostumit me çorapen ai guxon ta bëjë. Por me detajin e kollares parapëlqen të luajë me kontraste të forta, pse jo dhe me forma të ndryshme të kollareve, duke mos marrë parasysh stilin e kostumit. Kjo gjë e bën z. Rama të nxjerrë në pah karakterin e tij ekspresiv si dhe guximin të cilin e ka falë natyrës së tij artistike.
34/3
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
29%
-
Nuk e di
12%
Vota total: 510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studimi: Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%
11 Tetor, 22:57
-
Durrës/ Qytetari humbet ndjenjat në rrugë, momenti kur i jepet ndihma e parë dhe dërgohet në spital (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
Speciale/ Report Tv brenda xhamisë së ‘Namazgjasë’, rreth 8 mijë besimtarë falin xhumanë për herë të parë! Imami rrëfen gjithçka mbi ndikimin turk dhe rolin e Shqipërisë (VIDEO)
11 Tetor, 22:53
-
NOTAT/ Humbja e Kombëtares! Mirlind Daku 'ngel në klasë', Asllani dhe Ismajli më të mirët
11 Tetor, 22:51
-
Artur Ajazi: O berishistë, ejani në vehte
11 Tetor, 22:47
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor, 22:39
-
Interpol Tirana e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 akuza, kapet i fshehur në Itali 30-vjeçari shqiptar! Nga evazioni fiskal, te mashtrimi e vjedhja
11 Tetor, 22:26
-
Më 15 tetor Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në BE
11 Tetor, 22:21
-
BE-ja miraton axhendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
11 Tetor, 22:19
-
Cilat janë arsyet e udhëtimit të shqiptarëve? Vetëm 10% e tyre për biznes, 76% për qëllime turistike
11 Tetor, 21:51
-
Mesazh i fuqishëm i Tifozave Kuq e Zi: Si t'ia them vëllait në Dardani që nëna Shqipëri po organizon Euro U21 me shki?!
11 Tetor, 21:50
-
Namazgjaja në 'Studio Live'/ Muzhaqi: Erdogan s’do pranonte të hapte xhaminë e Gylen, FETO e cilësuar organizatë terroriste! Krisafi: Ndërhyrje e Turqisë në punët tona!
11 Tetor, 21:44