Një grup studentësh kosovarë kanë ndërtuar një animacion i cili tregon vendet ku bien më shumë tërmete në botë.
 
Ky animacion përfshin tërmetet më të fuqishme që kanë ndodhur në botë 15 vitet e fundit. Në të është përfshirë edhe cunami i vitit 2004 në Azinë Juglindore , ku humbën jetën 200 mijë njerëz.
 
Mediat e huaja i kanë dhënë një rëndësi shumë të madhe këtij animacioni duke e përshkruar si mjaft mbresëlënës.
 
Mënyra se si tregohet madhësia e tërmetit është shumë e thjeshtë, sa më e madhe të jetë dridhja e tokës, aq më i madh edhe rrethi i treguar vizualisht në video.

 Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com