TIRANE- Kalaja e Ulqinit ka ofruar një spektakël të vëçantë mbrëmjen e së premtes. 31 bukuroshe të mbledhura nga të gjitha trevat e Shqipërisë kanë gjallëruar qytetin turistik të Ulqinit dhe kanë kthyer vëmendjen tek një tjetër monument i rëndësishëm i historisë shqiptare. Kombinimi i mureve të vjetra, të larta, me skenografinë madhështore të ndërtuar nga Rebus Studio dhe ndriçimin e Franco Ferrarit i kanë dhënë mundësi "Deliart Association" të mendojë një spektakël të përmasave të mëdha, i cili është ndjekur me një interes të jashtëzakonshëm jo vetëm nga qytetarët e Ulqinit, por edhe një numër i madh njerëzish të ardhur nga Shqipëria dhe Kosova.