Bashkëshortja e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj ka thënë se lirimi i bashkëshortit të saj është dhurata më e mirë për djalin e tyre, Gjinin që sot mbush 13 vjeç.
“Kjo patjetër që është një dhuratë e mirë për Gjinin dhe ai do të gëzohet, uroj ashtu sikur për Gjinin më të mirën për fëmijët e Kosovës sepse gjithë kjo sakrificë e Kosovës ndër breza është bërë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të brezave që do të vijnë”.
Anita ka thënë se vendimi për lirimin e bashkëshortit të saj nga Gjykata e Colmarit të Francës është vendim i drejtë i duhur.
“Ky ka qenë vendimi që duhej, vendimi i duhur i drejte”, tha Anita për Klan Kosova duke shtuar se lufta e Kosoves ka qene e drejte.
“Të vërtetën e shqiptarëve nuk mund ta mohoj askush, vendimi është i drejtë dhe drejtësia po e vërteton se mund të vonojë por do të fitojë. Ne dolëm fitimtarë dhe e gjithë Kosova. Na kanë lodhë procedurat, dhe nuk ka pasur nevojë të ndodhë kjo se lufta jonë ka qenë e drejt. Kjo situatë e ka lodhur të gjithë Kosovën, i falënderoj të gjithë popullin anembanë për mbështetjen që e kanë dhënë për ne dhe Ramushin. Po kam biseduar e ka mirëpritur vendimin, dhe unë besoj se ai kështu do të thotë, se lufta e UÇK-së është e drejt”, ka thënë Haradinaj.
“Besoj që ata do të kenë një të ardhme më të pastër dhe do të kenë mundësi të jetojnë në Kosovën e lirë “, ka thënë ajo.
Bashkëshortja e Haradinaj, Anita ka thënë se bashkëshorti i saj kthehet sonte.
“Pritet që ai të arrijë në Aeroport diku rreth orë 19:30 – 20:00, në orën 20:00 do të ketë tubim te sheshi “Zahiri Pajaziti” ku Ramushi do t’i drejtohet qytetarëve”.
Ajo ka thënë po ashtu se ka biseduar me bashkëshortin e saj pas lirimit, dhe se edhe ai e ka pritur këtë vendim duke e cilësuar si “të drejtë”.
“Edhe Ramushi pajtohet me mendimin tim se ky është vendimi i duhur për të”.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com