Një ankand i veçant do të mbahet javën e ardhshme në New York, ku do të dalin në shitje objekte të ndryshme nga hapësira dhe misionet në hapësirë.
 
Ankandi mbahet me rastin e 48-vjetorit të arritjes së parë në Hënë dhe në mesin e gjërave që do të ekspozohen do të jenë edhe plani i fluturimit nga ekuipazhi i Apollo 13, një veshje e astronautit amerikan, Gus Grissom dhe fotografi hënore të bëra nga NASA.
 
Në fluturimin e parë, Neil Amstrong mblodhi mostra pluhuri nga Hëna dhe i solli ato në tokë, mostra të cilat u studiuan dhe kaluan një karval të gjatë peripecish deri në ditët e sotme.
 
Çanta me pluhur hënor për një kohë u deklarua e humbur, më pas flitet që u vodh dhe tashmë i përket një avokateje nga Çikago, Nancy Lee Carlson.
 
Nga kjo çantë me pluhur hënor pritet të merret shuma prej 4 mln dollarësh kanë deklaruar organizatorët e ankandit.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com