ANKARA – Davutoglu: Rusia është mike dhe fqinje e Turqisë


ANKARA, 25 nëntor /ATSH-AFP/ - Kryeministri islamo-konservator turk, Ahmet Davutoglu deklaroi sot se vendi i tij nuk kishte si qëllim të përkeqësonte tenionet me Rusinë, vend mik dhe fqinj, mgjallur pas incidentit të rëndë ajror të ndodhur një ditë më parë në kufirin me Sirinë.
"Ne nuk kemi si qëllim të rrezikojmë marrëdhëniet tona me federatën e Rusisë", deklaroi Davutoglu gjatë një fjalimi para deputetëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Parlament.
Kryeministri theksoi se rrugët e komunikimit me Rusinë mbeten të hapura dhe se detajet e incidentit, që ai i cilësoi edhe njëherë si shkelje e hapësirës turke, ia kishin transmetuar Moskës.
Turqia rrëzoi dje një avion ushtarak rus që kishte shkelur, sipas tij, hapësirën ajrore në kufirin me Sirinë duke shkaktuar nervozizmin e Rusisë.
"Ne kemi lidhje ekonomike, tregtare dhe kulturore shumë të forta me Rusinë", theksoi Davutoglu.
Turqia dhe Rusia janë afruar shumë politikisht dhe ekonomikisht këto 10 vitet e fundit./

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure