ANKARA, 2 mars /ATSH-AFP/ - Turqia do të nisë punimet për eksplorimin e naftës në provincën autonome të Kurdistanit irakian në kuadër të marrëveshjeve ekonomike nënshkruar me qeverinë qendrore të Bagdadit, njoftoi sot ministri i Energjisë.
"Në kuadër të marrëveshjeve tona me qeverinë e Bagdadit dhe veriun e Irakut, ne kemi të drejtën në disa blloqe rreth Malit Kandil. Ne do të nisim punimet për eksplorimin në fushat Hindirin dhe Coman", deklaroi, Tamer Yildiz për shtypin gjatë nënshkrimit të një konvente me Unisversitetin "Hacettepe d'Ankara".
Vendosur në provincën autonome të Kurdistanit irakian, në veri të këtij vendi, në Malin Kandil ndodhen bazat e pasme të luftëtarëve të Partisë të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në revoltë që prej vitit 1984 kundër forcave turke të sigurisë.
Shefi historik i PKK-së, Abdullah Öcalan rinisi bisedimet për paqe me qeverinë islamo-konservatore turke duke i kërkuar lëvizjes së tij për të diskutuar për një përfundim të kryengritjes që ka shkaktuar tashmë më shumë se 40 000 viktima./
/ec/ a.jor.












