Ankaraja: BE-ja të jetë ndërmjetës i ndershëm mes Turqisë dhe Greqisë (VIDEO)

Deklaratat e Presidentit  francez Emmanuel Macron, se Evropës i duhet një zë më i bashkuar dhe i qartë për Turqinë, në lidhje me pretendimet e saj për të vënë nën kontroll hidrokarburet në Mesdheun lindor  ka nxitur një reagim të menjëhershëm të palës turke.

Ministri I jashtëm  turk Mevlut Cavusoglu tha se ata presin që Bashkimi Europian të jetë një ndërmjetës i ndershëm, por nuk e shohin këtë gjë të mundur pasi ata janë vetë pjesë e problemit. 

Çavusoglu  theksoi se BE ka marrë rolin e një autoriteti gjyqësor që mbron pretendimet e njërës palë në Mesdheun Lindor dhe pozicioni i saj  është  i padrejtë dhe jo në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Deklaratat e ministrit të jashtëm turk, errdhën pak orë pasi shtetet jugore të Bashkimit Evropian  premtuan për një sërë masash kundër Turqisë, nëse Ankaraja nuk ulet në bisedime për të zgjidhur mosmarrëveshjet territoriale.

Në një kohë kur  diplomacia europiane i bën thirrje Turqisë për tu ulur në bisedime, Greqia kundërshton të ndjek bisedimet teknike me delegacionin ushtarak turk në selinë e NATO-s.  

Agjencia  greke e lajmeve ANA citoi burime diplomatike greke tregojnë se Greqia nuk "shkëmbeu mendime" me autoritetet turke, ata paraqitën ide  mbi propozimet e  Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s mbi një mekanizëm të mundshëm të uljes së tensioneve.

Situata mes dy vendeve u tensionuan dukshëm në mesin e gushtit kur Turqia dërgoi në Mesdheun Lindor anijen kërkimore turke Oruç Reis, situatë e cila ditë pas dite nxjerr në pah probleme dhe tensione të reja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:25
Shtetet e jugut të BE-së kërcënojnë Turqinë me sanksione

Shtetet jugore të Bashkimit Evropian thanë se do të hartojnë një listë të sanksioneve kundër Turqisë, nëse Ankaraja nuk vjen në tryezën e negociatave për të zgjidhur mosmarrëveshjen territoriale me Greqinë dhe Qipron.

Paralajmërimi u bë të enjten vonë, pas një samiti joformal të të ashtuquajturit grup MED7, i kryesuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Greqia dhe Qiproja janë në mosmarrëveshje me Ankaranë rreth rezervave të gazit natyror dhe kufijve detarë.

Turqia thotë se ka të drejtë për të kërkuar gaz në zonat që dy vendet e BE-së thonë se janë pjesë e zonave të tyre ekskluzive ekonomike.

Grupi MED7, që përfshin shtetet me vija bregdetare mesdhetare, tha përmes një deklarate të përbashkët se shpreh “mbështetje dhe solidaritet të plotë me Qipron dhe Greqinë, përballë shkeljeve të përsëritura të sovranitetit të tyre, si dhe veprimeve konfrontuese të Turqisë".

Pozicioni i MED7 nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e BE-së si tërësi.

Macron tha se problemi nuk qëndron te populli turk, por te Qeveria e presidentit Erdogan.

Omer Celik, zëdhënës i partisë së Erdoganit, shkroi në Twitter se Macron po shfaq një qëndrim "kolonialist".

Turqia ka shprehur dëshirë për t'u bashkuar me BE-në gjatë pesë dekadave të fundit, por analistët thonë se numri në rritje i mosmarrëveshjeve midis Erdoganit dhe udhëheqësve të bllokut i ka zbehur këto perspektiva.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja