Ankaraja u kërkon bashkatdhetarëve të saj të largohen nga Libani

Ankaraja u kërkon bashkatdhetarëve të saj të largohen nga Libani

Turqia u ka kërkuar qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Liban dhe atyre që janë tashmë në vend të largohen. Kjo për shkak të tensioneve midis Izraelit dhe Iranit pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

"Për shkak të zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, ekziston mundësia që situata e sigurisë në Liban të përkeqësohet me shpejtësi", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Ankara.

Të gjithë bashkëatdhetarët ftohen që "të shmangin udhëtimet në Liban, përveç nëse kjo nuk është thelbësore" ndërsa "ata që nuk kanë nevojë të qëndrojnë në Liban këshillohen të largohen" nga vendi.


Lajmi kryesor:

Lufta Izrael-Hamas, Blinken në G7: Irani mund të sulmojë brenda 24-48 orëve! Teherani refuzon thirrjet për moderim, rriten tensionet


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja