Anketa e PNUD, Kosova shfaq
shenja të krizës ekonomike
Pakënaqesia e qytetarëve kosovarë sa i takon orientimit ekonomik ka ardhur në rritje kohët e fundit. Kjo tregohet edhe nga rezultatet e anketës së fundit të publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Prishtinë (PNUD), i quajtur Pulsi Publik
PRISHTINE- Pakënaqesia e qytetarëve kosovarë sa i takon orientimit ekonomik ka ardhur në rritje kohët e fundit. Kjo tregohet edhe nga rezultatet e anketës së fundit të publikuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Prishtinë (PNUD), i quajtur Pulsi Publik.
Sipas kësaj ankete të realizuar në fund të muajit mars dhe në fillim të muajit prill, rezulton se 74 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur me drejtimin aktual ekonomik, ndërsa vetëm 6 për qind janë të kënaqur ose shumë të kënaqur.
Situatën e vështirë ekonomike të Kosovës e pranojnë edhe ekspertë të çështjeve ekonomike. Sipas tyre, në shumicën e vendeve europiane vihet re rënie e aktiviteteve ekonomike.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se edhe në Kosovë gjatë këtij viti është vënë re një thellim i krizës ekonomike dhe financiare, që sipas tij, “është rezultat i mungesës së investimeve të huaja dhe nivelit të lartë të importit dhe shkallës së ulët të eksportit”.
“Shqetësimet për ecurinë e aktiviteteve ekonomike, nuk janë vetëm për Kosovën, por ka edhe në rajon dhe Europë”, thotë edhe eksperti tjetër i Ekonomisë, Naim Gashi.
Ai thotë se “në këtë kohë, në shumë vende të Europës, ka rënie ekonomike, shkurtim të vendeve të punës, probleme këto nga të cilat, nuk mund të anashkalohet as Republika e Kosovës.
Në anketën e PNUD-it, përgjegjësinë për gjendjen aktuale ekonomike në vend, qytetarët ia atribuojnë Qeverisë së Kosovës.
Por, Naim Gashi thotë se përveç autoriteteve qeveritare, përgjegjës është edhe komuniteti i biznesit.
“Përveç problemeve ekonomike, prania e korrupsionit, papunësia dhe pasiguria janë çështje që i brengosin kosovarët”, thuhet në anketën e PNUD-it.
Anketa është zhvilluar me 1290 qytetarë të Kosovës, të të dyja gjinive dhe në të gjitha komunat e Kosovës. Mostra ka përfshirë 832 shqiptarë, 230 serbë dhe 228 pjesëtarë të komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.2%
-
Jo
51.8%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13952
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Roma merr një pikë në limite, Bologna e ndal 2-2 në 'Dall'Ara'
12 Janar, 20:09
-
Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore
12 Janar, 19:53
-
Sekretet për një mendje të shëndetshme: Si të ruani kujtesën dhe të parandaloni sëmundjet neurodegjenerative
12 Janar, 19:52
-
Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)
12 Janar, 19:36
-
Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon
12 Janar, 19:16
-
Moti i keq/ Greqia ndalon kalimin e kamionëve e autobusëve nga Kapshtica! Lejohen vetëm makinat me goma dimërore
12 Janar, 19:15
-
Ministria e Mbrojtjes liston rrugët e bllokuara në veri të vendit si pasojë e reshjeve të borës, ja si pritet të jetë moti nesër
12 Janar, 19:05
-
VIDEO/ 120 minuta lojë, dy gola dhe karton i kuq! Manchester United eliminon Arsenalin nga FA Cup pas penalltive
12 Janar, 19:01
-
Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit
12 Janar, 18:49
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
-
VIDEO/ 14 fitore radhazi, Atl. Madrid mposht 1-0 Osasunën dhe merr kreun e La Ligas
12 Janar, 18:29
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa (VIDEO)
12 Janar, 18:29