Bizneset shqiptare mendojnë se arsyeja kryesore që nxit evazionin në vend është niveli i lartë i korrupsionit. ¾ e bizneseve të intervistuara (72.9%) pohojnë se korrupsioni është faktori më i rëndësishëm për ekzistencën e ekonomisë së fshehur.
Këto janë gjetjet e pjesës së dytë të sondazhit të kryer Qendra për Kërkime dhe Politikëbërje (CRPM) në Maqedoni dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Shqipëri, me metodologji identike.
Gjetja kryesore e këtij sondazhi ishte se 84.3% e kompanive të anketuara konfirmuan se tentojnë të fshehin të ardhurat vazhdimisht, në më të shumtën e rasteve, ose ndonjëherë.
Arsyrja e dytë e identifikuar nga bizneset shqiptare për informalitetin e lartë është sistemi joeficient gjyqësor (38.6%) dhe barra e lartë e taksave është e treta (35.7%).
Bizneset shqiptare dukshëm deklarojnë se taksat janë ‘aq sa duhet të ishin’ me 69% dhe 73% të sipërmarrjeve që pohojnë se normat e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore janë në nivelet e duhura.
Përsa i përket taksave së korporatës dhe TVSH-së, më shumë se gjysma e bizneseve sërish deklarojnë se taksat janë aq sa duhet të jenë.
Gjithsesi, bizneset nuk bien dakord kur vjen puna te nivelet tatimore për tatim fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat personale dhe 62% dhe 55%, përkatësisht, të bizneseve shqiptare të anketuara, që pretendojnë se këto taksa janë më të larta sesa duhet të ishin.
Të pyetur lidhur me masat që duhen ndërmarrë për të reduktuar evazionin, Stimuli për bizneset është përzgjedhur nga 57.1% e përfaqësuesve të sipërmarrjes shqiptare si masa më e preferuar.
Reduktimi i korrupsionit është masa e dytë më e zgjedhur nga bizneset (55.7%) për uljen e ekonomisë së fshehur. Pothuajse gjysma e bizneseve shqiptare (48.6%) e vënë theksin tek nevoja për rritjen e eficiencës në sistemin gjyqësor.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com