Ankimimi i ish-deputetit Tahiri
Kolegji Zgjedhor pushon çështjen

Ankimimi i ish-deputetit Tahiri<br />Kolegji Zgjedhor pushon çështjen
Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e ankimimit të ish-deputetit Dashamir Tahiri, të cilit KQZ i hoqi mandatin disa ditë më parë.

Pasi shqyrtoi të gjitha provat e nevojshme, përfshirë edhe vendimin e Gjykatës së Ranenas, Kolegji u tërhoq për të marrë një vendim.

Në përfundim, trupa e Kolegjit ka vendosur të pushojë çështjen për moskompetencë dhe për rrjedhojë ankimimi do t'i kalojë Gjykatës Administrative.

Ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri, ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i hoqi mandatin e deputetit me kërkesë të Prokurorisë.

Organi i akuzës verifikoi formularin e dekriminalizimit të Tahirit dhe gjeti se deputeti kishte fshehur dy dënimet në Itali për falsifikim.

Ndërkohë, avokati i deputetit Tahiri, Julian Mërtiri kërkoi shfuqizimin vendimit për heqjen e mandatit.

Sipas tij, KQZ nuk ka të drejtë të shqyrtojë këtë çështje, por i takon Kolegjit Zgjedhor.

Redaksia Online
(b.k-l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri

'Demokracia lëngon', Bamir Topi në 'Repolitix': Bipolarizim! Pushteti i opozitës ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri