TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka hedhur sot shortin për të përcaktuar trupin gjykues që do të shqyrtojë ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për listat e kandidatëve për deputetë.
Ankimimi do të shqyrtohet nga trupa e gjyqtarëve Sotiraq Lubonja, Gjin Gjoni, Astrit Kalaja, Lindita Sinanaj dhe Tomor Skreli.
Ndërsa relator të çështjes, goglat kanë shortuar gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili do të ketë në dorë fatin e kërkesës së PAP për rrëzimin e listave të kandidatëve.
Seanca do të zhvillohet të enjten e ardhshme, 18 maj, në orën 10:30. Ndërkohë, në të njëjtën ditë, Kolegji Zgjedhor do të vendosë edhe për padinë e partisë Agrare Ambientaliste, por në orën 12:30.
Gjin Gjoni pjesë e trupës gjykuese
Ndërkohë, gjyqtari Gjin Gjoni do të jetë sërish pjesë e trupit gjykues.
Një ditë më parë ai u shortua si relator i padisë së depozituar nga Partia Agrare Ambientaliste, pikërisht për rrëzimin e listave të kandidatëve. Gjin Gjoni njihet për lidhjet e tij me opozitën dhe veçanërisht me Partinë Demokratike.
Trupi gjykues
Sotiraq Lubonja
Gjin Gjoni
Astrit Kalaja
Lindita Sinanaj
Tomor Skreli
Relator i çështjes
Astrit Kalaja
Kërkesa e PAP vjen pas Partisë Agrare Ambientaliste që ankohej për listat shumëemërore duke kërkuar rrëzimin e tyre pasi sipas kësaj partie janë dorëzuar e pranuar më pas nga KQZ jashtë afateve kohore. Për padinë e PAA, Kolegji do të vendosë të enjten e ardhshme në orën 12:30.
Të njëjtin pretendim ka edhe partia Aleanca Popullore me kryetar Artur Dojakën.
/Shqiptarja.com

VIDEO