Dënimi i Ervin Salianjit me 1 vit burg për dosjen “Babale” nuk u bë në cenim të Kushtetutës, thotë Gjykata Kushtetuese në vendimin e marrë për ish deputetin këtë të premte.
Kushtetuesja ndalet në dy aspekte, te procesi ligjor dhe lirisë së shprehjes.
Procesi ligjor i ndjekur ndaj Salianjit thotë gjykata, ishte i rregullt, ndërsa sa i takon aspektit të lirisë së shprehjes Kushtetuesja pranon se vendimi i Apelit përbën ndërhyrje në lirinë e shprehjes, por sipas saj, kjo ndërhyrje është bërë për një qëllim legjitim dhe në proporcion të drejtë.
Por, për Salianjin, ky është arsyetim absurd dhe siç kishte paralajmëruar më 29 shtator kur nisi shqyrtimi i kërkesës, do t'i drejtohet Strasburgut.
"Sot nuk mbyllet beteja ime. Sot ajo merr një drejtim tjetër: Gjykatën e Strasburgut. Askush nuk m’i kthen ditët e burgut. Askush nuk m’i kthen mandatet e humbura padrejtësisht. Por unë nuk do të heq dorë nga e drejta për të kërkuar drejtësi dhe barazi para ligjit. Sepse çështja ime nuk është vetëm personale. Është një betejë për këdo që guxon të flasë, të denoncojë dhe të luftojë për interesin publik, pa u kërcënuar nga pushteti dhe pa u ndëshkuar për fjalën e tij. Nuk kërkoj privilegje por drejtësi. Dhe këtë betejë nuk e bëj për veten time, por për parimin se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe askush nuk duhet të ndëshkohet pse lufton për të vërtetën", shkroi ai në rrjetet sociale.
Salianji u dënua me 1 vit burg në shtator të vitit 2024 duke u shpallur fajtor për kallëzim të rremë për dosjen “Babale”. Ai e çoi çështjen në Kushtetuese nga burgu i Fierit ku vuante dënimin dhe kërkoi shfuqizimin e vendimeve gjyqësore duke i cilësuar ato si të papajtueshme me Kushtetutën dhe me prapavijë politike. Salianji e përfundoi dënimin vitin e shkuar, por ai i kushtoi humbjen e mandatit të deputetit.

Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e tij për dënimin me 1 vit burg. Ish-deputeti shprehet se arsyetimi është absurd pasi pranon cenimin e një të drejte dhe e justifikon me proporcionalitetin e dënimit.
Siç ishte shprehur edhe më parë, ai njofton se të drejtën do ta kërkojë në Gjykatën e Strasburgut, edhe pse asgjë nuk kthehet pas. Salianji është i vendosur që të kthehet në një zë për këdo që duhet të guxojë dhe të luftojë për interesin publik, pa u ndëshkuar.
Reagimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese për 2 vjet me radhë e vonoi çështjen time. E paralajmërova se kjo do të ndodhte sepse duan të më mbajnë larg zgjedhjeve lokale dhe zvarritja e deritanishme po pengonte ndjekjen e rrugës ligjore deri në Gjykatën e Strasburgut. Sot, më në fund, dhanë vendimin, edhe pse me arsyetimin absurd se “liria e shprehjes është cenuar, por masa është proporcionale”.
Një logjikë që pranon cenimin e një të drejte, por përpiqet ta justifikojë atë me proporcionalitetin e ndëshkimit!
E kam thënë që në fillim: drejtësia nuk mund të jetë e pavarur vetëm në letër. Kur gjyqtarët u nënshtrohen presioneve, shantazheve apo ndikimeve të paligjshme, humb qytetari dhe fiton pushteti. Kështu ndodh kur gjyqtarët emerohen me cene, dikush spiun, dikush me video perverse e dikush tjetër me lidhje me grupet kriminale.
Sot nuk mbyllet beteja ime. Sot ajo merr një drejtim tjetër: Gjykatën e Strasburgut.
Askush nuk m’i kthen ditët e burgut. Askush nuk m’i kthen mandatet e humbura padrejtësisht. Por unë nuk do të heq dorë nga e drejta për të kërkuar drejtësi dhe barazi para ligjit.
Sepse çështja ime nuk është vetëm personale. Është një betejë për këdo që guxon të flasë, të denoncojë dhe të luftojë për interesin publik, pa u kërcënuar nga pushteti dhe pa u ndëshkuar për fjalën e tij. Nuk kërkoj privilegje por drejtësi.
Dhe këtë betejë nuk e bëj për veten time, por për parimin se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe askush nuk duhet të ndëshkohet pse lufton për të vërtetën.










Komente
Komento