Ankimoi vendimin e KLGJ që e shkarkoi nga detyra, KPA shtyn në 21 shkurt seancën për 'fatin' e gjyqtares Enkelejda Hoxha

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit  (KPA) ka shtyrë për në datën 21 shkurt vendimin për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, pasi kjo e fundit nuk ishte dakord me KLGJ, që e shkarkoi pas arrestimit të saj nga SPAK gjatë superoperacionit në Gjykatën e Krujës. Shkak për shtyrjen e seancën është bërë kërkesa e vetë ish- gjyqtares për t'u njohur me dokumentet që KLGj i ka vënë në dispozicion KPA-së, lidhur me argumentet që ka dhënë për shkarkimin e saj.

Kjo kërkesë e gjyqtares u pranua nga trupa gjykuese, por me një kusht. Asaj nuk do i vihen në dispozicion të gjitha dokumentet, por në përfundim të seancës do të shqyrtojë në ambientet e KPA-së të gjitha shkresat dhe do mund të marrë një kopje vetëm të atyre akteve që ajo gjykon se i nevojiten për të bërë mbrojtjen e saj.

Diskutimet
Hoxha: Desha të sqaroj lidhur me shkresën që ju keni përcjellë drejtorisë së burgjeve, për të më shoqëruar në ambientet e KPA në 13 janar, 15:00 për t'u njohur me aktet e KLGJ. Po atë ditë kam pasur 2 gjykime të tjera në GJKKO, që nuk jam paraqitur se kam qenë sëmurë dhe kam autorizuar avokatin. Nga stafi i institucionit, nga gardianët, më është njoftuar në 13:00, efektivisht edhe e pamundur isha për t'u paraqitur, por duke parë shkresën dhe dokumentacion voluminoze,  nga 11 shkurt 2021 jam e paraburgosur nuk kam mundësi që të njihem apo të punoj për këto akte, do doja që të më viheshin në dispozion të gjitha aktet.  
Gjyqtarja: Të njiheni në ambientet e Kolegjit, jo duke vënë në dispozicion një kopje, ekziston mundësia?
Hoxha: Edhe mund t'i shoh, po do të doja të kisha një kopje të tyre, kundrejt shpenzimeve që mund t'i mbulojnë familjarët e mi
Avokati: E drejtë e saj, nuk mund të shkel, e respektoj
Gjyqtarja: KLGJ dhe ILD, sa i përket kërkesës së Hoxhës për të marrë dokumentet....
Përfaqësuesi i KLGJ: Të njihet  është e drejta e saj,
Përfaqësuesi i ILD: I lëmë në vlerësim të Kolegjit
Gjyqtarja: Të kategorizojmë një pjesë të tyre, parja fizikisht e tyre do ishte më e domosdoshme.
Hoxha: Mund ta bëj këtë, po patjetër, mund të qëndroj dhe të kategorizojë ato akte që më nevojiten
Gjyqtarja: KPA pranon kërkesën e ankueses për të vënë një dispozicion një kopje e akteve në fashikun e përcjellë nga KLGJ dhe të administruar në KPA, në prani të sekretarisë gjyqësore dhe do të dokumentohet nëpërmjet një procesverbale, për t'iu garantuar e drejta e mbrojtjes.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion