Kundër zgjatjes së hetimeve, Tahiri: Prokuroria s'po di si ta mbyllë, pas vendimit do flas, secili do të marrë faturën që i takon

TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ditën e sotme u përball në Gjykatën e Krimeve të Rënda me prokurorët që kërkon sërish zgjatjen e hetimeve kundër tij. Tahiri ishte i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia, ndërsa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pas kërkesës së prokurorëve për ruajtje të sekretit hetimor. Por ish-ministri reagoi duke u shprehur se pas një viti e gjysmë nuk ka më sekrete për dosjen e tij, pasi prokuroria i ka nxjerrë me SMS.

"Një vit e tre muaj hetim, unë nuk di se cfarë ka mbetur e fshehur në këtë proces, pasi lajme janë trafikuar në media pa fund. Sekrete hetimore jo, e jo, pasi janë trafikuar lajme, që unë shyqyr i kam edhe me mesazhe, nga prokuroria, nuk shkon, në çmimin tuaj është por, cfarë sekreti ka? Sepse nuk ka mbetur gjë më për sekret" deklaroi Tahiri para gjyqtares. Por në fund, vendimi u shty për ditën e hënë, pasi sipas ish-ministrit, gjykata kërkoi disa dokumente që prokurorët nuk i kishin.

VIDEO-Ish-ministri Tahiri flet në seancën gjyqësore

Pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri akuzoi prokurorinë se po zvarrit hetimet, pasi nuk po di si të mbyllë cështjen, ndërsa deklaroi se pasi të marrë atë që i takon do të flasë. Ish-ministri e mbylli deklaratën duke thënë se në këtë vend nuk kalon njeri pa marrë faturën e vet. "Nuk më ka humbur durimi, kam një vit e disa muaj që pres, pa komentuar asnjë vendim të prokurorisë, por pres ti shkoj drejtësisë deri në fund, pa bërë sikur kanë bërë të tjerët para meje që janë hetuar për vrasje dhe vjedhje. Gjithcka që po ndodh e ka kapërcyer cdo limit të kohës kur mund të bëhet një hetim.

Një gjendje e tillë mjegullnaje nuk mund ët vijojë më. Hetimet janë zgjatur pesë herë, ka kaluar cdo afat i arsyeshëm, cështja duhet të marrë zgjidhje në një mënyrë apo tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, e nëse kjo ndodh me mua, imagjinoni se cfarë ndodh me të tjerët, që përplasen para gjykatave. Unë nuk mbahem peng nga askush, kam respektuar drejtësinë, pavarësisht se besoj se është sakrificë nga ana ime ta respektoj. Unë kam heshtur për të marrë atë që më takon, pastaj do të flas, por peng nuk ka si më mban njeri.

Keni përmendur një dorë të zezë që iu mban peng? Nuk dua të merrem me këtë tani. Kjo cështje ka kaluar cdo limit të arsyeshëm. Sot seanca u shty. Gjykata nuk kishte asnjë sekret. Ju keni aq shumë mesazhe nga prokurorët në telefonat tuaj sa nuk ka më sekrete. Seanca u shty, pasi gjykata kërkoi dokumente që prokurorët nuk i kishin. Kjo cështje është shtyrë 5 herë, ka humbur sensin. Unë akuzohem për trafik ndërkombëtar droge, dhe në Itali prokuroria e gjykata kanë thënë që ky njeri nuk ka lidhje, këtu zgjatet, pasi kam frikë se nuk dinë si ta mbyllin. Unë pres që prokuroria të vendosë në hetim personat që kanë nxjerrë informacionet. Në këtë vend që jemi ne nuk kalon njeri pa marrë faturën e vet" deklaroi Tahiri pas seancës.

Saimir Tahiri kërkoi të rrëzohet zgjatja hetimeve deri në prill që e vendos afati ri. Më 16 janar 2019 Prokuroria për Krimet e Rënda vendosi zgjatjen e afateve te hetimit edhe me 3 muaj deri më datën 17 prill 2019. Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi në 17 janar shtyrjen për herë të katërt me tre muaj të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e çështjes. Katër prokurorët e çështjes kanë administruar përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia, Italia dhe Mali i Zi. Por në Itali dhe Mal të Zi, prokuroria nisi dy kërkesa të reja për informacion, ndërsa kërkuan zgjatjen e hetimeve në pritje të përgjigjeve.

Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për ti dhënë një personi me emrin SAIMIR dhe bizhuteri gruas së tij. Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane nuk gjeti prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes, ndërsa në Shqipëri vijon që të jetë ende në hetim. Mbi Tahirin rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 06/02/2019 20:38

    Disa merziten per fatin sajes ju theme tejeni te qete seate e mbrojne paret e droges femijet tane kush i mbron.

    Përgjigju
  • Sefa: 06/02/2019 20:30

    O mergimtar jam plotesisht dakort me juve qe gjykatat tona jane per te ardhur keq por nuk mund ti dalim ne mbrojtje nje hajduti pse nuk udenua hajduti tjeter kjo nukeshte serjoze .

    Përgjigju
  • xxx: 06/02/2019 19:40

    O militant me shkolle Cfar faktesh duhen kur te gjithe shqiptaret e dine qe u mboll gjithe vendi droge ju vjen keq per nje rrugac qe fatkeqsisht u be minister dhe jo per femijet e popullit qe kjo droge vret per dite?

    Përgjigju
  • sapa: 06/02/2019 17:19

    Po te jesh i paster ske pse te kesh frike o Tahir edhe sikur hetimet te zgjasin 20 vjet?pse nervozohesh?

    Përgjigju
  • Sifi: 06/02/2019 11:51

    A ka limite kohore nje ceshtje hetimore , dhe sa eshte ? Ne rast se nuk gjehen prova a duhet te kete denim per prokuroret qe e nisen hetimin me indicue te opozites ?

    Përgjigju
    • mergim tari: 06/02/2019 14:02

      Eshte me deshire Ne vjedhjen prej 200 milione Euro qe ju be rruges Durres- Kukes, gjykata e mbylli ceshtjen pasi Basha nuk u paraqit vetem per tre dite, meqe kishte marre raport nga doktori I lagjes. Prokuroria kerkoi shtyrje te hetimit, gjykata tha qe kane kaluar afati me disa dite, keshtu qe ceshjta mbyllet pa u ghykuar. Gjykatat e tipit GJIN GJONI, AGIM BENDO, TOM NDRECA & Co jane gallate......

    • Fraiku: 06/02/2019 13:36

      Prova ka sa te duash, por po te jesh i lire ti prishesh ato, te intimidosh deshmitaret duke thene se e takova ti kerkoja falje, normale qe afatet do shtyhen. Pak te duket makina ne sherbim te trafikanteve? Pak te duket qe skafi per te cilin behet fjale ishte ne pronesi te nje ish trafikanti? Po patentat e skafeve sebashku me 800 mij euro pak te duken? Sikur bejen shume rastesi o Sifi. Po ti shtosh dhe ato qe nuk kane dale behet det fare dhe derdhet.

    • erik: 06/02/2019 12:27

      Cfare indiciesh thua o Sifiliz? E para njehere qe thuhet te dhena jo indicie se nuk je ne Itali ketu kshuqe fol shqip, e dyta akuza vjen nga perkthimi i dosjes penale per Habilajt ne Itali o ti militant pashkolle!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike