VLORE - Siguria dhe mungesa e ujit të pijshëm janë dy shqetësimet kryesore për pushuesit në plazhin e Semanit.
Ndonësë është kulmi i sezonit turistik, zona e Semanit ka probleme me furnzimin e rregullt me ujë, teksa këtë fakt e pohojnë edhe vetë pushuesit. Këta të fundit kanë rezerva edhe për mungesën e rojeve bregdetare.
Ndërkohë problemi i mungesës së ujit të pijshëm është dukuri që këtë sezon veror është shfaqur edhe në qytetin e Vlorës.
Ky fakt pranohet edhe nga prefektja, Etjona Hoxha, e cila ndër të tjera sqaron se janë marrë masa për minimizimin e këtij problemi dhe mbarëvajten e sezonit tursitik.
"Shpresoj dhe besoj duke iu referuar edhe konkretizimit të plan-masave të mara qysh para dy muaj e gjysëm që sezoni do të jetë totalisht i qetë. Nëse mund te ndalemi në detaje unë dua të bëj me dije dhe besoj që është një situatë e prekshme nga të gjithë qytetarët edhe pushuesit në mënyrë të posaçme organizimi i punës nga policia e shtetit, policia e rendit, policia kufitare." u shpreh prefektja Hoxha
Shkak problemeve me ujin e pijshëm janë ndërhyrjet e paligjshme në rrjet në zonat periferike.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO