Annabell, truri i parë artificial
 që flet gjuhën njerëzore

Annabell, truri i parë artificial<br /> që flet gjuhën njerëzore
Annabell është truri i parë artificial që ka mësuar gjuhën njerëzore duke folur me njeriun duke filluar nga zeroja, sikur të ishte një “tabula rasa” e vërtetë.
Annabell është krijuar në Itali, nga një grup i Universitetit të Sasarit, drejtuar nga professor Bruno Golosio, në bashkëpunim me homologët britanikë të  Universitetit Plysmouth.

Por, si shpjegohet Annabell?  Emri i plotë është Artificial Neural Network with Adaptive Behavior Exploited for Language Learning. Pra, e përkthyer në shqip është një  rrjet artificial neuronesh me sjjellje adaptive të shfrytëzueshme për mësimin e gjuhës.
Annabell është një model i përbërë nga dy milionë neurone artificial dhe studion me hollësi proçese  që në tru mundësojnë një funksion kompleks si gjuha.

Ky është një hap i madh përpara duke patur parasysh sesa e vështirë është studimi i këtyre proceseve në një organ të komplikuar si truri njerëzor, i formuar nga rreth një miliard neurone, që komunikojnë përmes sinjaleve elektrike.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin