BEOGRAD - Popullariteti i Bashkimit Europian mbetet i lartë në Kosovë, ku 73% e popullsisë do të votonte po në një referendum hipotetik për hyrjen e vendit ballkanik në BE me një rritje të lehtë me 1% nga viti 2012, bën të ditur agjencia e lajmeve, ANSA.

Këtë e zbulon një sondazh i tretë në serinë e sondazheve me opinione, kryer nga UBO Consulting për EU Perspective, projekt i financuar nga BE.

Sipas sondazhit 71% e qytetarëve mbështet idenë se integrimi në BE do të përmirësonte veç të tjerave edhe gjendjen e demokracisë dhe ekonomisë kombëtare.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)