Një çantë plot me drogë ka rënë nga avioni me të cilin po transportohej mbi një shtëpi në periferi të Baratili San Pietro në Itali. Sot është arrestuar piloti profesionist 28-vjeçar nga Roma që po transportonte drogën rreth 8 kg.
Nisur nga ky rast u zbulua se transporti i drogës me avionë të vegjël turistikë ishte një teknikë shumë e përdorur nga trafikantët e Amerikës së Jugut. Kur ra droga banorët u alarmuan dhe lajmëruan menjëherë karabinierët të cilët zbuluan se në çantë kishte rreth 8 kg drogë.
Sasia e lëndës narkotike ra para disa muajsh nga avioni, kurse piloti 28-vjeçar ishte larguar jashtë vendit por sapo u kthye u arrestua. Tani ai është mbyllur në burgun Massama nën akuzat e trafikut të drogës.
Piloti ishte nisur nga aeroporti Roma Urbe dhe pasi kishte bërë një ndalesë në aeroportin Monti della Tolfa di Santa Severa, u drejtua për në Sardegna përmes provincës së Nuoro. Pastaj, sapo arriti në provincën e Oristano, u zhduk nga radari për rreth 20 minuta gjatë të cilave piloti fluturoi në lartësi të ulët për të gjetur pikën e nisjes. GPS i avionit, konfirmoi se në ato njëzet minuta ai fluturoi mbi zonën Cabras-Serdiani. Aeroplani bëri gjithashtu një ndalesë në Olbia dhe u kap nga kamerat e aeroportit. Hetimet vazhdojnë të gjurmojnë persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.