Zërat për largimin e Anthony Martial nga Manchester United ishin të shumta, madje edhe vetë lojtari pas mardhënies të trazuar që kishte ,me ish-trajnerin Mourinho po mendonte të provonte nje aventurë të re me ndonjë skuadër tjetër.
Ditën e djeshme Martial i dha fund spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij duke rinovuar kontratën më një cmim të “çmendur “ për Djajtë e Kuq. Bëhet fjalë për një kontratë të re ku Martial do të fitojë 200 mijë paund në javë për 5 sezonet e ardhshme.
Me ndryshimet që ndodhën kohët e fundit ë pankinën e Manchester United, e ardhjen e tranjerit të ri, Solskjaer, sulmuesi francez ndihet “rehat” në skuadrën ku aktualisht ndodhet.
“Po e shijoj shumë kohën time në këtë klub dhe, që nga dita e parë jam ndierë si i familjes këtu, falë tifozëve. Dua të falënderoj trajnerin Solskjaer dhe stafin teknik që beson tek unë, e që e ka çuar futbollin tim në një tjetër nivel”, u shpreh në një deklartaë Francezi.