Antiamerikanizmi, zakoni i vjetër i ish-komunistëve

Antiamerikanizmi, zakoni i vjetër i ish-komunistëve

Sali Berisha

Prej 32 vitesh,Shqipëria përjeton sistemin demokratik,ndër sistemet më të përparuara të njerëzimit. Ne kemi vuajtur prej shekujsh, por dhe vuajtëm shumë gjatë 45 viteve nën komunizëm, ku epiqendra e “betejave” ideologjike ka qenë “lufta ndaj imperializmit amerikan, si rreziku kryesor i sistemit komunist”. SHBA, shihej, etiketohej, dhe sulmohej në çdo organizatë partie, në çdo plenium partie, në çdo kongres partie për 45 vjet. Sulmohej duke e quajtur madje edhe “tigër prej letre, që nuk ka ç’na bën”.

Pra me urrejtjen ndaj “imperializmit amerikan dhe vetë amerikanëve”, u rritën breza të rinjsh dhe të rejash, u formuan kandidatët dhe anëtarët e rinj të PKSH dhe më pas PPSH. Dhe ndër ata, më i devotshmi, ishte padyshim edhe ai, Sali Berisha,që pas 25 vitesh si komunist fanatik dhe me dobësi të theksuara ndaj shoku Enver dhe shokut Ramiz, do të bëhej kryetari i Partisë Demokratike. Ai erdhi asokohe në Tiranë nga Tropoja e largët, nga malet e Dragobisë, me premtimin “do të bëhem dikushi, do të bëhem mjek por ama pranë udhëheqësit”. Dhe e arriti diçka.

U bë mjek, pastaj kandidat dhe anëtar partie, pastaj pedagog, dhe arriti “majat” me sekretar i organizatës partisë në spital. Madje qëndroi  gjatë edhe pranë familjeve të ish-bllokut. Ky pra ishte (para se të konvertohej në demokrat) Sali Berisha. Ai nuk i ndahej të ditëve të marta, ku zhvillohej rregullisht ora e sqarimit  dhe formimit politik për stafin e spitalit. Ai ishte kritik ndaj çdo “shfaqje të huaj” dhe mbante qëndrime  rradikale ndaj atyre që shkelnin “vijën e partisë”. Saliu ishte antiamerikan i thekur asokohe, dhe nuk dihet sepse pas 1992,u bë “proamerikan i lindur”. Vitet kaluan, dhe “proamerikani” Berisha pasi  spastroi  PD dhe terrenin, krijoi klanin e tij,  dhe  vuri goxha pasuri sa ishte president si fillim,  dhe pastaj 2 herë kryeministër. Dhe vjen një ditë kur pasi  shpallet “non-grata”, duke u rikthyer në origjinën e tij politike.

Vendimi i DASH-it, ishte një rrufe e madhe për ish-komunistin Berisha.Tanimë nuk kishte vlerë të mbante më “maskën e properëndimorit”, dhe  i  shpalli  luftë të hapur “imperializmit amrikan”. Prej 2 muajsh, nga dita që u rikthye në selinë e Partisë Demokratike, Sali  Berisha është fokusuar ashpër ndaj  çdo amerikani. Nuk kursen presidentin Biden, sekretarin Blinken, ndihmës/sekretarin Eskobar, dhe mbi të gjithë ambasadoren Kim. Eshtë zakoni i vjetër, i çdo ish-komunisti, “lufta ndaj imperializmit amerikan”.

Sali Berisha, në vetëdijen e tij politike, e quan edhe sot e kësaj dite SHBA një “tigër prej letre”, dhe është i bindur se “do ta fitojë betejën me amerikanët”. Në formimin e tij të hershëm  ideologjik, “amerikanët janë  xhandarët e botës”, ndaj nuk kursehet në sulmet ndaj tyre. Sali Berisha e ka humbur sensin e të bërit politikë. Brënda tij, ngatërrohen botët dhe ideologjitë, duke përzierë  atë  komunisto-marksiste, me atë pluraliste. Por në qendër të betejës kryesore sot, ai ka luftën ndaj amerikanizmit, dhe ndaj çdo proamerikani që shfaqet brënda Partisë Demokratike. Eshtë zakoni i vjetër që e thërret, është jehona e viteve të dikurshme, që nuk i ndahet edhe sot e kësaj dite, duke e ngarkuar  dhe pozicionuar atë, jo vetëm si antiamerikan, por edhe si  rrezikun e vetëm të opozitarizmit  në Shqipëri.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dani: 29/04/2022 13:42

    Sala komunist i zellshem

    Përgjigju
    • O tej: 29/04/2022 15:56

      Shoku Enver na ka lan pasardhes nje loqe macok komunist Berishen

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës