Kryeministria dhe të gjithë ministritë në faqen e tyre zyrtare kanë vendosur logon “Shqipëria jo duhanit”, që nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit. Faqja zyrtare e kryeministrisë ka qenë ndër të parat që i është bashkuar nismës së shoqërisë civile dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar konsumimin e duhanit në të gjitha ambientet publike.
Më pas edhe ministritë e tjera kanë ndjekur të njëjtin shembull, duke vendosur në faqen e tyre zyrtare logon që ndalon konsumimin e duhanit qe nga 23 gushti, moment kur hyrën në fuqi edhe ndryshimet ligjore. Por, realisht ka pasur edhe nga ato ministri të cilat pavarësisht se kanë vendosur ligjin në faqen e tyre zyrtare, janë gjobitur nga inspektorati pasi nuk kanë zbatuar ligjin brenda institucionet.
Ky fakt është bërë i ditur nga kryeinspektori Shëndetësor Shtetëror, Eltar Deda. Sipas tij, disa nga institucionet e gjobitura janë Prokuroria e Përgjithshme, Gjykata e Tiranës, Ministria e Transporteve, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Arsimit, spitalet e kryeqytetit, etj. “Institucionet shtetërore lënë për të dëshiruar, pasi ka punonjës që e kanë shkelur ligjin dhe nuk e zbatojnë atë.
Kemi vendosur gjoba në prokurori, gjykatë, nëpër ministri dhe në spital. Po vijojmë punën pasi duhet të jenë institucionet shtetërore që ta zbatojnë të parat ligjin dhe pastaj bizneset”, deklaron Deda.
Kryeinspektori Deda thotë se deri më tani ligji është respektuar dhe po monitorohet rregullisht dhe ndëshkimi me gjobë ka vijuar si për institucionet publike ashtu dhe ato private. Gjoba e parë ende nuk është vjelur, duke e lënë në ndërgjegjen e shkelësve për ta derdhur atë. Gjoba ka afat deri në 30 ditë, për t’u shndërruar më pas në titull ekzekutiv, kur përmbarimi nuk toleron askënd dhe si institucionet publike dhe ato private nuk do të mund të shpëtojnë.
Institucionet që kanë vendosur logon antiduhan
http://kryeministria.al/al/
www.shendetesia.gov.al
www.arsimi.gov.al
http://www.sociale.gov.al/
http://www.transporti.gov.al/
http://www.punetebrendshme.gov.al/
http://www.punetejashtme.gov.al/
http://www.energjia.gov.al/
http://www.kultura.gov.al/
http://www.drejtesia.gov.al/
http://www.ekonomia.gov.al/
http://www.financa.gov.al/
http://www.turizmi.gov.al/
http://www.integrimi.gov.al/
http://www.inovacioni.gov.al/
http://shendetesia.gov.al/
http://www.mjedisi.gov.al/
http://www.bujqesia.gov.al/
http://www.ceshtjetvendore.gov.al/
Shkrimi u publikua sot(25.09.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
/Shqiptarja.com