Anti-informaliteti/ Lirohen 3500m2 plazh në Golem dhe Spille, nën hetim 3 zyrtarë të Bashkisë Kavajë (VIDEO)

KAVAJË-  Aksioni anti-informalitet ka vijuar edhe ditën e sotme në plazhet e bregdetit në vend duke u shtrirë kryesisht në zonën e Kavajës. Kreu i ri i Bashkisë së Rrogozhinës Haxhi Memolla ka nisur nga puna pak ditë pas marrjes së mandatit duke bërë të mundur lirimin e plazhit të Spillesë. Gjatë aksionit anti-informalitet janë liruar 2000 m2 plazh në Spille.

Gazetari i Report tv Aldo Kozarja raporton se është vënë në hetim T.H 55 vjeç, ndërsa janë gjobitur tre biznese për shkelje të rregullave tatimorë. Inspektorët kanë vendosur edhe një afat për bizneset që nuk garantojnë vrojtuesin e plazhit deri në 24 orë, në të kundërt do të bllokohen.

Aksioni ka vijuar edhe në plazhin e Golemit ku janë liruar 1500m2 plazh. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike. Lidhur me këto shkelje janë vënë në hetim 3 zyrtarë të bashkisë së Kavajës të cilët akuzohen se kanë lejuar këto biznese të ushtrojnë aktivitet të paligjshëm.

-P. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menxhimit të Aseteve Publike, në Bashkinë Kavajë.

-M. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore në Bashkinë Kavajë

-Q. L., me detyrë Kryeinspektor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë.

Nën hetim u vunë edhe tre administratorë të subjekteve, . F., B. Ç. dhe M. B.

Ky është viti i fundit që bashkitë kanë në administrim vijën bregdetare. Kryeministri Rama njoftoi pak ditë më parë se në shtator do të depozitohet ligji i ri në Kuvendin e Shqipërisë që u heq bashkive administrimin e plazheve.

Vendimi, sipas kreut të qeverisë erdhi pas situatës me administrimin e plazheve nga pushteti lokal, të cilën ai e cilëson si rrumpallë. Ai vlerësoi punën e policisë dhe inspektorëve në javët e fundit për lirimin e hapësirave, por shtoi se kjo nuk mjafton prandaj vija bregdetare do të kalojë në administrim nga shteti.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MAKS VELO: 08/08/2019 18:25

    JO VETEM KETA TE KAVAJES,,POR DHE KRYEBASHKIAKET E DURRESIT,,QERRETIT,SHENGJINIT,,VELIPOJES,,DUHEN RRASUR BRENDA SE E KANE SHKATARRUAR PLAZHIN ME UZURPIME ,,DHE LEJE PER RESTORANTE,,LOKALE,PALLATE MBI RERE,,,ME TIPIKU NGA KETA ESHTE VANGJUSH DAKO,,,NJE SHKATARRUES I QYTETIT ME TE MIRE NE SHQIPERI,,,DURRESIT,,..//

    Përgjigju
  • Tosi: 08/08/2019 15:13

    Të tre këta drejtorë të Bashkise kavajë ti shkojnë prapa Sakjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen