TIRANË- Nga shtatori zaptuesit e plazheve do të ndëshkohen me heqje lirie. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar pronarët e bizneseve në zonën e plazhit, duke thënë se me ligjin aktual ata nuk pësojnë asgjë, ndërsa ligji i ri për vijën bregdetare parashikon dënim me burg për ta.
"Mijëra metra katrorë rërë në Kune të Lezhës, u çliruan nga zaptuesit.Me legjislacionin aktual zaptuesit e plazheve nuk pësojnë asgjë, ndërsa me ligjin e ri pēr vijën bregdetare, duhet të ndëshkohen me heqje lirie", shkruan Rama.
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se ligji i ri i cili do të jetë në shtator në Kuvend i heq administrimin e plazheve bashkive, duke forcuar edhe më shumë kontrollin ndaj tij. Vendimi, sipas kreut të qeverisë erdhi pas situatës me administrimin e plazheve nga pushteti lokal, të cilën ai e cilëson si rrumpallë.
Ai vlerëson punën e policisë dhe inspektorëve në javët e fundit për lirimin e hapësirave, por shton se kjo nuk mjafton prandaj vija bregdetare do të kalojë në administrim nga shteti.
-
Të dali ushtria urgjent të hedhi në erë shpifësirën të quajtur Sarandë. Banorëve tu japë ultimatum qe te largohen brenda dy vjetëve. Pastaj të sheshohet e të projektohet nga fillimi, Saranda e Re. Dhe pastaj kush të dojë të blejë hyrje nga 200 mijë euro e sipër , por të ndertuara me rregull bukur pastër. Ashensorët të punojnë.
Përgjigju -
Te besosh ket lajm eshte si te them une o popull do pjelli gjyshja ime ,, e ka dial haha
Përgjigju -
Sygjeroj te kthejme burgjet per qytetaret e ndershem dhe pa precedente penale, ndersa perjashta te leme te gjithe ata qe kane precedente penale sepse do jene shume.
Përgjigju -
Nuk kane faj zaptuesit por bashkite qe ju kane dhene lejet,mos i bjer samarit por kapi peshqit e bashkise
Përgjigju -
Mir e ben kryeminister ....po ligj me burg per ata qe premtojn do bejm kete apo ate dhe nuk i bejn ....a do ta bëni ?
Përgjigju -
Me duket se ne Durres,Sarande,Vlore bashkite kane qene ne administrim te se majtes.Tani u kujtove kur e rropet ate popull mire e mire
Përgjigju -
Burg per te tere! Lol
Përgjigju











Komente
Komento