Anti-informaliteti me dorë të hekurt/ Mbyllet Diamond Coffe Store! Braçe: Po rrënojnë veten

Anti-informaliteti me dorë të hekurt/ Mbyllet Diamond Coffe Store! Braçe: Po rrënojnë veten

'Diamond Coffe Store' është mbyllur ditën e djeshme në kuadër të aksionit anti-informalitet që po vijon me dorë të hekurt ndaj të gjithë bizneseve që kryejnë shkelje. Lajmin e ka bërë të ditur, zv.kryeministri Erion Braçe i cili me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se Diamond Coffe Store e ka pësuar pasi është kapur për herë të dytë në tre muaj pa dokumentuar shitjet me kupon tatimor.

Edhe pse ky biznes është ndër më të frekuentuarit në kryeqytet, përsëri kjo nuk ka vlejtur që të vijojë punën konfrom rregullave dhe sipas ligjit.

Ndërkohë Braçe njofton se anti-informaliteti ka 'goditur' edhe në zonën e Rinasit ku është mbyllur një Restorant një 'Fast Food' si dhe një pikë ku jepeshin makina me qira.

"Nuk do falet askush! Informaliteti eshte pabarazi!

Po si ka mundesi;

Ke nje superbiznes, ne bash te vendit, ne trotuar e pa pyetur qe e ke zene, plot e perplot me njerez qe konsumojne mengjes, dreke e darke;

Te paralajmerojme, pastaj te gjejme pa kupon, gjobitesh e lajmerohesh se heren tjeter mbyllesh dhe, VIJON SERISH PA KUPON?! Diamond Coffe Store u mbyll sot pasi u kap per here te dyte ne tre muaj, pa dokumentuar shitjet e tij me kupon tatimor!

Per cilindo qe sfidon ka ligj! Nderkohe rreth e rrotull Rinasit, restorant, fast food e deri kompani te dhenies se makinave me qira, nuk kishin licensa fare, jo me kupon! U MBYLLEN!

Nuk ka me asnje kuptim; Ca licensohen e paguajne cdo detyrim ndaj shtetit dhe, disa te tjere vec fitojne ne kurriz te shtetit dhe konkurenteve.

Po shkaterrojne tregun,  por po rrenojne veten!

Vijojme! Cdo dite per ligjahmerine!" shkruan Braçe.

Disa ditë më parë aksioni anti informalitet mbyll 'Iluminatium' një nga restorantet më luksoze në afërsi të Tiranës. Po ashtu pak kohë më parë në saj të këtij aksioni u mbyll edhe  The Code në kryeqytet, një prej bareve më të frekuentuara. Ndërsa nga ky aksion u gjobitën edhe dy nga clubet më të njohura Cavaliero dhe LoliPop. 

Aksioni anti-infromalitet për gjatë gjithë verës ka vepruar me dorë të hekurt ndaj të gjithë bizneseve që kryen shkelje ku u mbyllën dhe u gjobitën qindra biznese.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 29/10/2019 09:20

    Ajdeni keteje na Vlora të shikoni ç bejne minjtë vlonjate

    Përgjigju
  • liku: 29/10/2019 09:11

    Tretuaret jane zene gjith andej rrotull tiranes se i ka dhene bashkia me qera

    Përgjigju
    • Neri: 29/10/2019 09:47

      Amon me cin te flasesh , na kan myt budallenjt. Tretuaret jan dhen me qera nga bshkia nuk ze njeri pa pagu lek.

  • SONILA: 29/10/2019 02:56

    ERION HIC TE MOS VIJE KEQ PER ASNJERI,,,SHKEPI NE GJOBA,,,,,BILES AJO KAFE DIAMOND KA ZENE TROTUARIN QE ESHTE HAPSIRE PUBLIKE,,,DHE DUHET TE MBYLLET PERFUNDIMISHT,,,,EDHE KAFFE OSLO PERBALLE FAKULTETIT TE NDERTIMIT KA ZENE TROTUARIN,,,JU LUTEM Z. ZV,KRYEMINISTER NA LIRONI TROTUARET NE TIRANE.....

    Përgjigju
  • Demi: 29/10/2019 01:39

    Po komisionet e verifikimevet te demeve nga termeti sidomos ne DURRES ku hyn o kone o toc I Rames Te VIJNE ne shtepi goxha BURRA thone nje llafe dhe hikin Duke thene ka dhe me keq

    Përgjigju
  • Kajmak: 28/10/2019 22:21

    Shko vendosi shiritat e sekuestrimit dhe bashkise Vore se doli Kajmaku i denuar. Apo per Kajmakun nuk keni pergjegjesi.

    Përgjigju
  • Arben Ahmetaj: 28/10/2019 22:17

    Nuk do faleni as ju me gjithe keto padrejtesi qe po beni. Dhe ti qe del e kerkon kuponin ke firmosur koncesionin e sterilizimit qe eshte nje mega vjedhje. Shko lexo per ca ke firmosur pastaj zbulo keto shkeljet e kuponit per uje dhe kafe

    Përgjigju
  • Erald: 28/10/2019 22:11

    Vjedh fshatari energji elektrike e fusin ne burg, ky nuk paguan asnje tatim ja mbyllin 1 dite sa per foto dhe e hap neser perseri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja