Anti-KÇK-ja në drejtësi, nga dhuratat tek shoqërimi me kriminelë, 40 shkeljet që do ‘djegin’ gjyqtarët e prokurorët

Anti-KÇK-ja në drejtësi, nga dhuratat tek shoqërimi me kriminelë, 40 shkeljet që do ‘djegin’ gjyqtarët e prokurorët

Komisionet parlamentare kanë nisur sot shqyrtimin e projektligjit kundër KÇK-së (kap çfarë të kapësh) në drejtësi. Nisma synon të kalojë për një periudhë gjashtëmujore në kompetencë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë hetimin e shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, deri kur të funksionojë Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Me miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore, KLGJ dhe KLP mund të pezullojnë brenda tre ditësh një gjyqtar apo prokuror, i cili ka kryer shkelje të rëndë gjatë detyrës ose jashtë saj.

Po cilat janë këto shkeljet që do të pasjellin ndëshkimin e prokurorit dhe gjyqtarit, dhe si bëhet ankesa?

Janë 40 shkelje, ku më konkretisht përfshihen zbatimi i gabuar i ligjit procedural, marrja e vendimeve duke shtrembëruar faktet, zvarritja e çështjeve, përfitimi i padrejtë i dhuratave anëtarësia në subjekte dhe ushtrimi i veprimtarive që nuk janë në pajtim me funksionin e magjistratit. Gjithashtu, do të merren masa ndaj çdo gjyqtari apo prokurori që shoqërohet me persona nën hetim dhe të dënuar, përveç rasteve kur personat janë të afërm, kur ndërhyn tek magjistratët e tjerë në mënyrë të papërshtatshme si dhe kur nuk raporton ndërhyrjet e papërshtatshme tek ai vetë.

Çdo qytetar mund të denoncojë pranë KLGJ dhe KLP një gjyqtar apo prokuror për kryerjen e një apo më shumë shkeljeve konkrete. Denoncimi ose ankesa duhet të përmbajë gjeneralitetet dhe adresën e ankuesit (nëse ankuesi nuk kërkon konfidencialitetin e identitetit të tij), përshkrim të rrethanave të faktit, emrin dhe mbiemrin e magjistratit, gjykatën ose prokurorinë, në të cilën magjistrati ka ushtruar funksionin në kohën kur ka ndodhur shkelja e pretenduar. Kur shkelja konfirmohet dhe është e shkallës së rëndës, KLG ose KLP pezullon magjistratin nga detyra brenda 3 ditëve, deri kur të merret vendimi përfundimtar.

49 veprimet që sjellin ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

1. Mosrespektim ose zbatim i gabuar të ligjit procedural dhe material.

2. Parashtrimi i dukshëm, i shtrembëruar i fakteve në aktet e nxjerra.

3. Nxjerrja e akteve të paarsyetuara.

4. Nxjerrja e akteve ku arsyetuese nuk ka lidhje me pjesën urdhëruese.

5. Nxjerrja e akteve të cilat nuk lejohen nga ligji.

6. Nxjerrja e akteve të paparashikuara nga dispozitat procedurale.

7. Nxjerrja e akteve për caktimin e masave të sigurimit personal, të ndryshme nga rastet e parashikuara nga ligji.

8. Përfitimi i padrejtë i dhuratave, favoreve dhe premtimeve.

9. Përfitimi i padrejtë i trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji.

10. Anëtarësia në subjekte që nuk janë në pajtim me funksionin e magjistratit.

11. Ushtrimi i veprimtarive që nuk janë në pajtim me funksionin e magjistratit.

12. Përdorimi i mandatit të magjistratit, për përftime për vete ose për të tjerët.

13. Ushtrimi i detyrave dhe veprimtarive jashtë funksionit, në mungesë të lejes.

14. Shoqërimi me persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal

15. Shoqërimi me persona me persona të dënuar, përveç rasteve të rehabilitimit ose personat janë të afërm.

16. Kur vepron me pakujdesi në ushtrimin e detyrave.

17. Kur haptazi nuk i referohet ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë.

18. Kur kryen akte dhe sjellje të tjera të papërshtatshme gjatë detyrës ose jashtë saj.

19. Kur nuk heq dorë nga çështja në rastet e konfliktit të interesit.

20. Kur heq dorë nga një çështje pa shkak të bazuar në ligj.

21. Kur heq dorë nga një çështje për të krijuar përfitime të padrejta për palët.

22. Çdo sjellje, akt dhe veprim që krijojnë përfitime të padrejta ose dëme për palët

23. Kur ndërhyn në mënyrë të papërshtatshëm tek një magjistrat tjetër.

24. Kur përdor punën e tjerëve për përmbushjen e detyrimeve ligjore.

25. Mospërmbushja, në mënyrë të e funksioneve të gjykimit ose hetimit.

26. Vonesa dhe zvarritja e pajustifikuar e veprimeve procedurale.

27. Shkelja e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit.

28. Vonesa e përsëritur dhe e pajustifikuar për fillimin e seancës.

29. Mospërmbushja e detyrimeve për të qenë i gatshëm dhe për t’u paraqitur në detyrë.

30. Shkelja e rëndë ose e përsëritur e dispozitave ligjore dhe nënligjore.

31. Moszbatimi pa shkaqe të justifikuara i vendimeve të dhëna nga KLGJ dhe KLP

32. Refuzimi i zbatimit të masës disiplinore.

33. Shkelja e detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit.

34. Bërja e deklaratave publike në media për çështjet.

35. Refuzimi për të marrë pjesë në trajnimet e detyrueshme.

36. Mosnjoftimi i Këshillit për rasteve të papajtueshmërisë për ushtrimin e funksionit.

37. Mosnjoftimi i drejtuesit për ndërhyrjet nga magjistratët e tjerë.

38. Mosnjoftimi i drejtuesit për ndërhyrjet papërshtatshme nga avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë dhe subjekte të tjera.

39. Mosnjoftimi i ILD për fakte në dijeni që mund të përbëjnë shkelje disiplinore.

40. Sjellja e papërshtatshme në komunikimin me institucionet shtetërore.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demo: 06/02/2020 23:16

    Filloi spiunlliku tani si ne kohen e 120 lekeshave

    Përgjigju
    • sondazh: 06/02/2020 23:25

      Vetem spiunlleku e fut kte vend ne binar

  • Juristi: 06/02/2020 19:51

    Per nje muaj nga hyrja ne fuqi, nese zbatohet drejt, nuk do kete me gjyqtar dhe prokuror ne pune .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër