Anti-Korrupsioni funksionon!

Anti-Korrupsioni funksionon!

Agjencia e Kadastrës Tiranë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja doli disa ditë më parë në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi dhe paralajmëroi se asnjë zyrtar i ish-hipotekave nuk duhet ta bëjë gjumin të qetë. Ministria e Drejtësisë ka një drejtori anti-korrupsion. Po provon të jetë një bisturi kundër korrupsionit, pse në këtë drejtori ka sjellë njerëz të rinj, me integritet, të zotë dhe kurajozë. Në tre muaj e gjysmë, kanë kryer 20 kallëzime penale. Po pse ish-punonjësit dhe punonjësit e sotëm të ish-hipotekave, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës, duhet ta kenë gjumin e prishur?

Së pari, për vonesat absurde në administrimin e praktikave dhe trajtimin e kërkesave të qytetarëve në proces. Së dyti, për qindra e mijëra regjistrime në bashkëpronësi të paligjshme të pasurive truall dhe atyre bujqësore. Këto veprime të bëra qëllimisht për përvetësim parash abuzive, kanë sjellë si pasojë jo vetëm lindjen e bashkëpronësive të paligjshme, por edhe pengesa serioze në regjistrimin e pasurive, nga pamundësia e lëshimit të çertifikatave të pronësisë qytetarëve, me cënim flagrant të së drejtës së pronësisë. Ish-hipoteka, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në mënyrë të panevojshme i degdis qytetarët në gjykata, në vend të zgjidhjes në rrugë administrative. Së treti, regjistrime të pronave me mbivendosje. Ende Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk ka një evidencë të saktë të pasurive me mbivendosje. Mungon procesi i plotë dhe i mirëdokumentuar i identifikimit, raportimit, vendosjes në bazën e të dhënave(database), pasqyrimit në hartat përkatëse si dhe ndjekjes së procedurave ligjore të pasurive të rezultuara me mbivendosje.

Mungon njoftimi i palëve të interesuara, duke i orientuar drejt zgjidhjes gjyqësore, shpeshherë duke stimuluar përparësinë jo reale, nëpërmjet kundërshtimit të paligjshëm dhe krijimit së vonesës së regjistrimit të parë, Të gjitha këto veprime janë kryer qëllimisht nga ish-punonjësit e hipotekave dhe punonjës të sotëm të agjencisë, duke sjellë si pasojë përfitime të dyfishta titujsh të paligjshëm pronësie nga mbivendosjet, trajtim të pabarabartë e favorizim të njërës palë. Dhe pikërisht palës që në ankandin e fshehtë monstruoz të abuzimit dhe korrupsionit ofron më tepër. Qytetari që nuk paguante zuzarët e ish-hipotekave, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ose ofronte më pak, nuk shërbehej dhe nuk e zgjidhte hallin e tij, edhe pse me ligjin dhe të drejtën. Ka qindra e mijëra qytetarë që janë sorollatur dhe tallur dyerve të ish-hipotekave, për shkakun e vetëm se kërkonin të drejtën e tyre, pa paguar zuzarët dhe sekserët e drejtorëve dhe ish-drejtorëve të hipotekave. Sot atmosfera nuk është se ka ndryshuar shumë. Përllogariten afërsisht mbi 85 mijë qytetarë që kanë humbur mbi 20 mijë vite jetë duke u sorrollatur korridorevë të ish-hipotekave, pa gjetur të drejtën e tyre. Një humbje kohe e përbindshme dhe shpenzime për qytetarët, pa shkak ligjor.

Vetëm për TAKSËN E KORRUPSIONIT! Gjatë tre viteve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar qindra çështje penale për tjetërsim të paligjshëm të pronës publike dhe private, por prokuroritë dhe gjykatat janë treguar të buta ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të ish-Zyrave të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme. Duke thelluar më tej pandëshkueshmërinë dhe korrupsionin. Sot duket sikur gjërat po nisin të lëvizin dhe ka dritë në fund të tunelit, vetëm nga veprimi i Drejtorisë Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.   Ish-hipotekat kanë qenë foleja e grerëzave të korrupsionit. Llogaritje të përafërta të shoqatave jo-fitimprurëse flasin për rreth 180 milionë euro pagesa korruptive gjatë periudhës 1994-2021 për marrjen e certifikatave të pronësisë. Një pjesë të këtyre pagesave i kanë dhëne me detyrim dhe dëshpërim qytetarë që nuk shihnin mënyrë tjetër për të marrë atë që ua jepte ligji dhe ju takonte, por jua mohonte, zvarriste apo vështirësonte “Maliqi”, nëpunësi i hipotekë. Pjesën dërrmuese e kane paguar sipërmarrësit që kanë përfituar me pa të drejte toka shtet ose toka të pronarëve privatë legjitimë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës ende nuk është pastruar nga grerëzat e korrupsionit dhe abuzimit. Ka shumë segmente të fjetura e të pafjetura brenda saj, që do të duan dhe provojnë ta mbysin në djep beben “Anti-korrupsion” të Ministrisë së Drejtësisë, e cila po kontrollon në themel abuzimet 30 vjeçare me pronat e shqiptarëve dhe të Shtetit dhe pranon me shumë seriozitet çdo denoncim dhe ankesë të qytetarëve. Grerëzat e mbijetuara(janë me dhjetëra e qindra), po e provojnë mos fshihen dhe pengojnë me justifikime të paplotësisë së të dhënave. E kanë të gjithë interesin ta bëjnë këtë. Në mos ta mbysin fare, të paktën do provojnë fort të vonojnë rritjen e bebes. Ministria e Drejtësisë duhet realisht të bëjë shumë kujdes.

Magjistricat dhe driadat e korrupsionit hipotekor janë aty. Të regjura në mashtrime dhe abuzime me pronat, në fshehjen e së vërtetës dhe në deformimin e informacionit real, të nivelit 1.2 miliardë euro(me mijëra ha tokë të trukuara dhe të kaluara abuzivisht në duar të privatit që paguan nën dorë, nëpërmjet dhjetëra mijëra vërtetimeve hipotekare). Ato dinë aq bukur të miklojnë dhe të të marrin mendjen. Kundër tyre, Drejtoria e Anti-Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë ka vetëm një staf të vogël nëpunësish me integritet dhe nuk ka topografë. Topografët kësaj drejtorie qeveria duhet t’ia japë urgjentisht! Si dhe specialistë të teknologjisë së informacionit. Këta të fundit duhet të vigjilojnë me syrin e shqiponjës mbi tentativat për vonesa të procesit të regjistrimit elektronik të titujve të pronësisë dhe të gjithë informacionit shoqërues dhe zbardhës së titullit të pronës, në të gjitha degët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 30/03/2022 09:45

    ceshtja e pronave thelbesore ! o e zgjidh tani Edi Rama o ska per tu zgjidh kurre. duhet nje zgjidhje qe brenda 10 viteve te perfundoje ceshtja e pronave ne shqiperi sic e ka bere edhe Maqedonia e Veriut. Qeveria te vere ne dispozicion buxhet cdo vit dhe ta perfundoje kompensimin financiar apo te vere edhe toka ne dispozicion per kompensim fizik. Dhe jo te kthehet toka me 2000 leke te vjetra m2 se eshte Turp dhe tallje , nderkohe qe ata qe e zaptuan e shiten me 100 apo 150 euro m2. Drejtesia nuk duhet vonuar me. Bravo ministrit Manja!

    Përgjigju
  • Drini: 29/03/2022 15:57

    Tani duhet arrestimi i Arben Ahmetaj qe te quhet qe funksionon. Nuk mund t'ja hedhe serish sic beree kur vidhte impulset e Telekomit me kompanine Hermes.

    Përgjigju
    • Buna: 29/03/2022 19:12

      Ti Drini qenke i vjeter qe dike nga e kaluara e Ben impulses. Thuhet se nga 6 mil dollare qe vodhi atehere dhe iku jashte, e mbylli dosjen duke ofruar 500 mije $ per ish prokurorin e pergj dhe po aq per Zen Berishen. Dicka me pak edhe prokuroret qe e hetuan duke i lene kohe te transferinte parate nga banka. Por kjo puna e antikorrupsionit te te korruptuarit Manja me hipoteken eshte e njohur: spastrim i personelit me te besuar per te qene gati ne operacionin e zhvatjes se pasurise publike dhe private ne gjithe Shqiperine qe jane duke e zbatuar. Kuptohet te medhenjte dhe ara afer Rames do ndajne bregdedin, ndersa me poshte, male, pyje, ullishta, toka bujqesore. Mjafton fakti qe askush nuk flet, investigon apo shkruan dicka ne media qe te kuptosh se sa thelle eshte perhapur kanceri i kapjes se shtetit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'