Antisemitizëm ‘i shfrenuar’, Macron letër popullit: S’ka Francë nëse Franca ka frikë nga feja dhe origjina

Këtë të dielë francezët janë ftuar të marshojnë kundër antisemitizmit, në kuadër të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Mitingje janë planifikuar në Paris dhe në disa qytete të tjera të mëdha, ndërkohë që Macron I ka bërë thirrje popullit të mbrohen nga rishfaqja e akteve antisemite.

Presidenti Emmanuel Macron u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të tij që të mbrohen kundër rishfaqjes “së patolerueshme” të një antisemitizmi “të shfrenuar”.

”Një Francë nga e cila kanë frikë bashkëqytetarët hebrenj nuk është Franca e vërtetë”,  shkroi ai në një letër të hapur të botuar në gazetën ”Le Parisien”,

”Një Francë në të cilën francezët kanë frikë për shkak të fesë apo origjinës së tyre nuk është Francë”, thuhej në letër.

Macron paralajmëroi kundër ndarjes së vendit duke theksuar se “në historinë tonë, antisemitizmi ka qenë gjithmonë preludi i urrejtjes dhe racizmave të tjera”.

Në lidhje me luftën e Gazës, Macron shkroi se Franca dëshiron drejtësi, paqe dhe siguri për popullin izraelit, popullin palestinez dhe shtetet në rajon.

Sipas Macron, më shumë se 1 000 akte antisemite janë kryer në Francë në një muaj – tre herë më shumë akte urrejtjeje kundër qytetarëve hebrenj sesa gjatë gjithë vitit të kaluar.

Letra u publikua pak përpara një mitingu të madh kundër antisemitizmit në Paris.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë