Gazetarja e njohur Mimoza Koçiu, ish-studente e dhjetorit '90, thotë se ndihet e dëshpëruar që pas gjithë këtyre viteve i duhet të ngrihet në protestë për lirinë e fjalës. Dhe mbi të gjitha - thotë ajo - kur përball saj ka një pedagog që në takimet e dhjetorit, mbante në mesin e tyre fjalime mbështetëse, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, në atë kohë pedagog tek Akademia e Arteve.
Mimoza Koçiu: Do doja të merrja fjalët e Carlo Bollinos: "Ne nuk kemi nevojë që qeveria të na bëjë kryeredaktorin". Është përpjekur në çdo formë ta bëjë. Mbaj mend ERTV-në, ka pasur një faqe që quhej transparenca.al që korrigjonte lajmet tona, që thonin se ishin të rreme. Është anormale të vihet në diskutim fjala e lirë. Unë jam një nga ish-studentet e dhjetorit '90. Dhe mbaj mend si na vinte Edi Rama, pedagogu fancy i arteve dhe mbështetja dhe fjalimet që mbante atje na vinte mirë që kishim pedagogët atje. Më vjen keq që unë sot çohem për fjalën e lirë dhe përballë kam pedagogun që mbështeste ne. Ndryshimet janë bërë deri mbrëmë vonë, dhe deri sot në mëngjes, të paktën më erdhi edhe një variant që mbante logon e Partisë Socialiste. Parlamenti është kthyer në noter të kryeministrit, ndërkohë që parlamenti kontrollon qeverinë. Çfarë do bëjmë ne nëse e kalojnë në Kuvend? Ka instanca të tjera që do të përpiqemi t'i përdorim. Do i kërkojmë presidentit të mos i dekretojë. Do flasim me instancat ndërkombëtare. Do të përpiqemi të jemi të gjithë bashkë, jemi në një mendje se të gjithëve po kërkohet të na kërcënojë. E përshëndes Carlon se është një gazetar me eksperiencë. Faleminderit që je në anën tonë.
Lajmi kryesor:
Gazetarët protestë kundër 'kapjes' së portaleve: Jemi anti shpifjes, por jo zëvendësimit të gjykatës me AMA-n (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbi/ Vuçiç në ditë të vështira, mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë në Beograd
13 Dhjetor, 08:19
-
Pas akuzave se veprimet e tyre financoheshin nga Perëndimi, Vuçiç pajtohet me kërkesat e protestuesve pas disa javësh trazira
12 Dhjetor, 13:20
-
Pensionistët protestë te Kryeministria, kërkojnë përcaktimin e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve
11 Dhjetor, 11:19
-
Qindra njerëz protestojnë kundër ndotjes së ajrit në Shkup
10 Dhjetor, 22:35
-
Report Tv sjell pamjet me dron, një grusht militantësh në protestën e PL para SPAK
6 Dhjetor, 13:24
-
Punonjësit e pastrimit në Gjirokastër protestë para Bashkisë: Duam rritjen e pagave, na është premtuar prej një viti! Presion se do na heqin nga puna
6 Dhjetor, 10:05
-
Asnjë emigrant në Gjadër, aktivistët zhvendosin protestën te Kryeministria: Marrëveshja me Italinë ilegale
2 Dhjetor, 13:22
-
Kampi i Gjadrit i boshatisur nga emigrantët, protesta e ‘vonuar’ e aktivistëve: Marrëveshje ilegale! Nuk është Europa e Ramës dhe Melonit (VIDEO)
1 Dhjetor, 12:55
-
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
27 Nëntor, 16:37
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor, 09:06
-
Ekskluzive/ Një grusht militantësh në protestë, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit dhe Bashkia e Tiranës
26 Nëntor, 17:21
-
PD ‘mosbindje civile’ me orar, bllokojnë rreth 3 orë 5 kryqëzimet e Tiranës! Deputetët përplasen me policinë, shpërndahen me ujë e gaz! Shoqërohen 44 protestues (VIDEO)
26 Nëntor, 08:50