Gazetarët protestë kundër 'kapjes' së portaleve: Jemi anti shpifjes, por jo zëvendësimit të gjykatës me AMA-n (VIDEO)

TIRANË - Gazetarë, drejtues portalesh, përfaqësues së medias së shkruar e televizoneve dhe analistë, u bashkuan të gjithë para Kuvendit për të protestuar kundër AMA, vendosin gjobë ndaj portalit, apo ta mbyllin atë, vendimet nuk pezullohen në rastin e ankimimit në gjykatë. Pra një portal duhet të mbajë mbi kurriz pasojat e vendimit të dhënë nga Këshilli i Ankesa që ka në përbërje gazetarë e juristë. Pezullimi i gjobave në momentin e ankimimit në gjykatë ishte një nga kërkesat më të forta të gazetarëve që protestuan, të cilët njëjtë edhe siç parashikohet në paketë, janë kundër shpifjes, por jo pro lejimit që një autoritet të jetë "gjyqtare" e përmbajtjes së lajmeve në portale. Në protestë u bashkuan edhe qytetarë të thjesht në mborjtje të demokracisë siç ata u shprehën, por edhe përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, ku janë shprehur kundër së qeverisë për ta konkretizuar këtë nismë në ligj. Pjesëmarrësit në këtë protestë paraqesin kërkesat e tyre për hedhjen poshtë të paketës anti-shpifje. 1. Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale; 2. Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi">paketës 'anti-shpifje', që në fakt vetëm emrin ka të tillë pasi thelbi i saj shkon deri aty sa e gjithë puna e gazetarëve në median online do të jetë e lidhur me AMA-n, e cila merr kompetencat e një gjykate.  Gazetarët dhe aktivistët në protestë, pretendojnë se paketa anti shpifje  nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online. Paketa anti-shpifje është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, të cilët po ashtu, e kanë vlerësuar si pengim të fjalës së lirë.

Brenda sallës në seancë plenare, kryeministri Edi Rama mbrojti këtë paketë, duke i quajtur gazetarët shkelës së të drejtave të njeriut, por fjalën e tij e ndali më së shumti tek shpifja, e cila aktualisht gjen zgjidhje në dyert e gjykatës. Por shqetësimi i gazetarëve nuk është ky. Pas detajeve të draftit, fshihet cenimi i lirisë së fjalës - thanë gazetarët. Kjo lidhet me faktin se për të marrë në dorë një ankesë të qytetarit, nuk është gjykata që vendos, por dy institucioneve të Autoritetit të Mediave Audiozivize, që nga ky ligj e ndërron emrin në Autoriteti i Mediave Shqiptare (Këshilli i Ankesave dhe Bordi), pra jo gjykata. Nëse këto institucione të një organizmi të kushtëzuar nga shumica në pushtet siç është AMA, vendosin gjobë ndaj portalit, apo ta mbyllin atë, vendimet nuk pezullohen në rastin e ankimimit në gjykatë. Pra një portal duhet të mbajë mbi kurriz pasojat e vendimit të dhënë nga Këshilli i Ankesa që ka në përbërje gazetarë e juristë. Pezullimi i gjobave në momentin e ankimimit në gjykatë ishte një nga kërkesat më të forta të gazetarëve që protestuan, të cilët njëjtë edhe siç parashikohet në paketë, janë kundër shpifjes, por jo pro lejimit që një autoritet të jetë "gjyqtare" e përmbajtjes së lajmeve në portale.

Në protestë u bashkuan edhe qytetarë të thjesht në mborjtje të demokracisë siç ata u shprehën, por edhe përfaqësues të opozitës jashtëparlamentare, ku janë shprehur kundër së qeverisë për ta konkretizuar këtë nismë në ligj.

Pjesëmarrësit në këtë protestë paraqesin kërkesat e tyre për hedhjen poshtë të paketës anti-shpifje.

1. Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;

2. Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi

Paketa anti-shpifje, nuk ka asnjë fjalë për regjistrimin e portaleve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ashtu sikundër nuk flitet as për regjistrim në AKEP. I detyrueshëm nuk është as regjistrimi në AMA i cili ndryshe nga të parët, nuk shërben për të marrë një NIPT që automatikisht të bën subjekt të sistemit tatimor, por vetëm për të pëfituar lehtësira fiskale (ende të paqarta se për çfarë benefitesh bëhet fjalë dhe nëse janë zbatuar ndonjëherë në Shqipëri ndaj mediave të tjera)

Edhe pika e përgënjeshtrimit i cili është i detyrueshëm, por edhe i zbatueshëm aktualisht nga disa portale, kriteret i vendos Këshilli i Ankesave. Pra është ky këshill i AMA që merr në dorë ankesën e qytetarit dhe që vendos se cili informacion është i sakti, ai i publikuar online, apo ai që pretendon qytetari. Thënë shkurt, "gjykimi" mbi të gjitha proceset dhe ndërlidhjet mes lexuesit dhe portalit, është AMA, edhe pse portalit i jepet e drejta që pas këtij vendimi ta ankimojë në Gjykatën Administrative.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Kundër paketës anti-shpifje, përfaqësues të opozitës: Protestojmë si qytetarë, demokracia është në rrezik

1576663954_protestagazetaret4.jpgNë protestën para Kuvendit kundër paketës anti-shpifje, përveç gazetarëve, ka të pranishëm qytetarë, aktivistë dhe ish-deputetë të PD dhe LSI.

Ata janë shprehur sa janë në protestë jo si përfaqësues politikë, por si qytetarë, pas demokracia është në rrezik.

Në protestë janë të pranishëm ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, i LSI-së, Petrit Vasili, përfaqësues të Frymës së Re Demokratike, Astrit Patozi dhe Fabjan Topollaj etj.

“Jam si qytetare, protestoj për fjalën e lirë. Nuk do flas si politikane, ka edhe qytetarë të thjeshtë, demokracia është në rrezik ndaj kushdo duhet të protestojë.”,-tha Vokshi.

Ora 11:02
Erebara: Nuk mund të ketë polic për median

Gazetari Gjergj Erebara tha se gazetarët shqiptarë kanë mbështetjen e shumë organizatave ndërkombëtarë në kauzën e tyre për të mbrojtur fjalën e lirë.

"Ne do të vijojmë ta luftojmë ligjin deri në rrëzimin e tij të plotë me mjete demokratike. Në këtë kauz angazhimi ka qenë i madh, ajo çka socialistët do të vendosin sot në parlament me votën e tyre do të jetë nëse do të deklarohen si forcë evropiane apo anti-europiane. Ky ka qenë rasti unik në historinë 30-vjeçare shqiptare ku një numër i madh organizatash ndërkombëtare, dhe dy sindikatat e huaja, kanë bërë deklarata në mënyrë të përsëritur duke i bërë thirrje qeverisë të tërheqë projektligjet. Në botën demokratike nuk mund të ketë polic për median. Një institucion nuk mund të kontrollojë mediat", u shpreh Erebara nga protesta e gazetarëve.

Ora 10:55
Anti-shpifja/ Ish-studentja e dhjetorit kundër Ramës, pedagogut 'fancy' që i mbështeti me fjalime për lirinë (VIDEO)

Gazetarja e njohur Mimoza Koçiu, ish-studente e dhjetorit '90, thotë se ndihet e dëshpëruar që pas gjithë këtyre viteve i duhet të ngrihet në protestë për lirinë e fjalës. Dhe mbi të gjitha - thotë ajo - kur përball saj ka një pedagog që në takimet e dhjetorit, mbante në mesin e tyre fjalime mbështetëse, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, në atë kohë pedagog tek Akademia e Arteve.

Mimoza Koçiu: Do doja të merrja fjalët e Carlo Bollinos: "Ne nuk kemi nevojë që qeveria të na bëjë kryeredaktorin". Është përpjekur në çdo formë ta bëjë. Mbaj mend ERTV-në, ka pasur një faqe që quhej transparenca.al që korrigjonte lajmet tona, që thonin se ishin të rreme. Është anormale të vihet në diskutim fjala e lirë. Unë jam një nga ish-studentet e dhjetorit '90. Dhe mbaj mend si na vinte Edi Rama, pedagogu fancy i arteve dhe mbështetja dhe fjalimet që mbante atje na vinte mirë që kishim pedagogët atje. Më vjen keq që unë sot çohem për fjalën e lirë dhe përballë kam pedagogun që mbështeste ne. Ndryshimet janë bërë deri mbrëmë vonë, dhe deri sot në mëngjes, të paktën më erdhi edhe një variant që mbante logon e Partisë Socialiste. Parlamenti është kthyer në noter të kryeministrit, ndërkohë që parlamenti kontrollon qeverinë. Çfarë do bëjmë ne nëse e kalojnë në Kuvend? Ka instanca të tjera që do të përpiqemi t'i përdorim. Do i kërkojmë presidentit të mos i dekretojë. Do flasim me instancat ndërkombëtare. Do të përpiqemi të jemi të gjithë bashkë, jemi në një mendje se të gjithëve po kërkohet të na kërcënojë.  E përshëndes Carlon se është një gazetar me eksperiencë. Faleminderit që je në anën tonë.

Ora 10:53
Kundër 'anti-shpifjes'/ Abilekaj: Edhe në burg po më çuan do të flas....Por ky ligj godet publikun! (VIDEO)

Gazetari i njohur Enton Abilekaj, njëherëzi drejtues i një portali, ishte në protestën para Kuvendit kundër paketës anti-shpifje. Ai tha për mikrofonin e Report Tv se nuk ka asnjë mundësi që ligji t'i mbyllë gojën gazetarëve, por dëmin më të madh sipas tij e pësojnë qytetarët, për hapësirën që nuk do të gjejnë më ne media.

"Edhe në burg po më çuan do flas, gjithçka të ndodhë unë do të flas, dhe këtë zgjedhje do ta bëjnë shumë gazetarë. Ky ligj godet publikun që media i jep mundësi për të zgjidhur problemet e tyre. Nuk është çështje jonë, është çështje e gjithë shqiptarëve, atyre që e kanë aksesin shumë më të ulët se ne", u shpreh Enton Abilekaj.

Ora 10:51
Luku: Anti-shpifja i privon qytetarit të drejtën kushtetuese të shkojë në Gjykatë...Pushtetin e merr Këshilli i Ankesave (VIDEO)

Gazetari Elvin Luku tha se ligji i privon qytetarët të drejtën kushtetuese për tu përballu në gjykatë, pasi këtë detyrë tashmë e merr Këshilli i Ankesave, institucion në AMA.

Elvin Luku: Ligji censuron edhe qytetarin sepse Këshilli i Ankesave rrëzon një të drejtë të qytetarit, i privon të drejtën të shkojë në gjykatë. I privon një të drejtë kushtetuese. Teknikisht është e pamundur ta vë nën kontroll qeveria median, por ata që bëjnë gazetari verifikimi do të vazhdojnë të bëjnë opozitën që kanë bërë deri më sot.

Ora 10:41
Protesta kundër paketës anti-shpifje, Enkel Demi: Nuk na mbyll dot, më zi do ja bëjmë

Teksa në Kuvend pritet që të miratohet paketa anti-shpifje, një grup gazetarësh dhe aktivistë po protestojnë para Parlamentit, të cilët janë shprehur kundër nismës së qeverisë.

Gazetari Enkel Demi, ai thotë që Kryeministri mund t’i kufizojë, por nuk mund t’i mbyllë dot.

“Nga përvoja jonë, që është goxha më e madhe se e atij, sa më keq ta bëjë, aq më zi do ja bëjmë. Për të mbyllur nuk na mbyll dot, do të na kufizojë, por nuk e bën dot. Të vetmen gjë që bën sot ai është që thjesht do ta kthejë në personale. Ka njerëz që ushqehen me këtë punë, e kanë profesion dhe ti nuk mund të futesh dot në shtëpinë e të tjerëve.

Ne do të vazhdojmë, do të shkruajmë opinione dhe nuk e kemi frikë sepse nuk e kemi pasur frikë asnjëherë. Nga kjo anë e gardhit nuk e ka njeri frikë, nga ana tjetër e gardhit e kanë frikë. Sot jemi bërë bashkë se kemi të njëjtin hall. Gjithsecili ka vijën e tij editoriale,  ne jemi bashkë se jemi për profesionin tonë”, u shpreh Enkel Demi.

Ora 10:17
Protesta anti-shpifje/ Kristo: Ramës i fryu pushteti në vesh, i dhëmb fjala e lirë e qytetarëve! Duhet vetërregullim

1576660977_protestaerionkristo.jpg

Pegagogu dhe moderatori Erion Kristo kundërshtoi nga protesta para Parlamentit paketën 'anti-shpifje' duke thënë se ky ligj që kërkohet të miratohet sot, është në vetvete cënim i fjalës së lirë, pasi kryeministri Edi Rama sipas tij nuk i do kritikat. Protesta ka qëllim tha ai mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve për informim.

"Ky ligj nuk ka lidhje me shpifjen, ky ligj ka lidhje me kontrollin e informacionit, Ky ligj do t'i bëjë qytetarët të mos shprehin dot asnjë mendim të lirë. Një shans i vërtetë për t'i mbyllur gojën njerëzve. Edhe në kohërat kur njerëzit e dinin shumë mirë që do të dënoheshin, prapë flisnin. Sapo mori pushtetin, pushteti i fryu në vesh dhe e bëri të ndërrojë mendim. Vetëm ERTV është e drejta, e vërteta dhe jeta. Atij i dhëmb më shumë fjala e lirë e qytetarëve, ai e lyen mirë skenën, por e lyen keq prapaskenën. Aty i dhemb më shumë, se nuk pranon autoritetet tjetër përveç vetes. Do të mbulojë edhe të fundit, fjalën e lirë në mediat online. Thotë që rrjetet sociale nuk i prek, por thotë që do prekë thelbin, portalin. Çdo nen i ligjit është kapje e pushtetit. Thelbi i protestës është e drejta e qytetarëve për t'u informuar. Situata mund të zgjidhet me vetërregullim, janë të gjitha ligjet. Pushtetet janë të ndara dhe ai që i ndau pushtetet kishte më shumë mend se këta që duan t'i bashkojë", tha Erion Kristo.  

Ora 10:13
Ben Andoni në protestë: Kur kjo qeveri mendjehapur heq lirinë e medias mendo ç'do ndodhë me të tjerat

Gazetari i njohur Ben Andoni ishte sot në protestën kundër paketës anti-shpifje para Kuvendit. Ai tha se politika shqiptare nuk e do lirinë e medias, dhe shtoi se qeveritë me këtë ligj do të kenë në dorë edhe pushtetin e katërt.

"Shteti nuk duhet të vendosë prangat se jam i bindur që nëse kjo qeveri që është si më mendjehapur vepron kështu, mendo ç'do ndodhë me qeveritë e tjera. Politikani shqiptar nuk e do lirinë e medias. Në e kemi në dorë t'i kufizojmë politikanët, dhe ky është faji jonë më i madh, ne nuk i kufizojmë politikanët, ne i japim të gjithë LIVE, ndërkohë që edhe ne mund të jemi një barrierë shumë e fortë për ta. Ne duhet t'i marrim me shumë rezerva politikanët", - tha Ben Andoni.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GAZETARI: 18/12/2019 16:27

    SHUME RESPEKT PER GAZETARET POR PUNA KETU KA ARDHUR SI PASOJE E PAAFTESISE SUAJ PER TE NGRITUR URDHERIN E GAZETARISE SI CDO VEND TE CIVILIZUAR NUK DEL DOT NJE MILITANT I CMENDUR NE ITALI E TE HIQET SI GAZETAR NUK PUBLIKOHEN EMRAT E TE HETUARVE DHE TE PANDEHURVE QE SJANE PERSONA PUBLIKE NUK SHPIKEN DOT LAJME TE MARRA COPY PASTE

    Përgjigju
  • Ali: 18/12/2019 11:39

    Shikoni sa shpifsa kane dale ne proteste....të gjithë ata qe skane lidhje me gazetarinë...do ngelen pa pune se nuk dejnë dot një lajm se jane mesuar vetem me clikbait.....

    Përgjigju
  • F-35: 18/12/2019 11:25

    Shume portale duket financohen ose mga krimi i organizuar, ose nga sherbimet e huaja jo mike, ose nga terrorizmi etj. Pra rrezikojne/kercenojne sigurine kombetare. Ne keto kushte shteti a duhet t'i leje ne "qejfin e misionin e tyre", qe vetem vendit nuk i sherbejne, por dikujt tjeter me sa duket po.

    Përgjigju
  • Arbeni: 18/12/2019 10:30

    O Shqipëtarë vatëm një njeri që quan veten gazetarë i ka me dhjetra portale që jan të pa regjistruara dhe që shpërndajn vetëm helm kundër këtij vendi të bekuar...! Këtu nuk ka cenim të fjalës së lirë , por ka shpifje dhe a ntikombtarizëm nga shqipfolës anonim , e që përfitojn nga gënjeshtrat dhe shpifjet nga qindra portale që furnizohen nga greku serbi rusi turkoarabi e dreqi e i biri dreqit... mjaft më mjaft këta duhet të dalin me fytyr dhe emer në opinion dhe të tregojn se kush jan...!!!

    Përgjigju
  • populli: 18/12/2019 10:23

    Po kur mediat kapen nga grupime interesi .. ca na thoni ju.. Ne kete vend duhet bere veting per gjithcka.. Te gjithe te perlyer jeni..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë