Ndryshimet e ligjeve të medias në Shqipëri, që u miratuan të mërkurën mes polemikave e kritikave të shumta, vazhdojnë të ngjallin shqetësim.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Zërit të Amerikës se Brukseli “merr shënim” miratimin në parlament të paketës anti-shpifje. Megjithëse ligjit iu bënë ndryshime deri në minutën e fundit dhe qeveria Rama theksoi se ato janë bërë në përputhje të plotë me OSBE-në, zëdhënësi i Komisionit, i tha Zërit të Amerikës se “rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës nuk janë marrë në konsideratë” në variantin përfundimtar.
Zëdhënësi tha se Brukseli do të vazhdojë të punojë nga afër me autoritetet shqiptare, për t’u siguruar që standartet evropiane për lirinë e të shprehurit dhe mediat do të respektohen.
Përfaqësuesë të mediave shqiptare si dhe të institucioneve ndërkombëtare kanë qenë të një mendjeje se amendamentet e reja paraqesin problem lidhur me garantimin e lirisë së mediave. /VOA
Komente










O Shqiptare bashkekombas, e keni vene re qe sa here afrohet kerkesa per tu pranuar Shqiperia ne BE? Nje here fillon Opozita krijon zhurme pasiguri Qe te mos hapen negociatat. Kete Vite e ka radhen Mazhoranca qe te krijoj probleme me BE,si puna e ketij ligji Mos u genjeni kot o Popull se nuk ka asnje nga politikanet qe duan hapjen e negociatave, Eshte fare e thjeshte , nuk duan qe te kene kontroll mbi koke
PërgjigjuBE të mos futi hundët ne punet e brendeshme të Shqiperisë !
Përgjigju