Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në KiE: Rishikoni paketën 'anti-shpifje', rregullimi nga shteti minon lirinë e shprehjes

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në KiE: Rishikoni paketën 'anti-shpifje', rregullimi nga shteti minon lirinë e shprehjes

Dunja Mijatović

TIRANË - Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović i kërkon kuvendit të Shqipërisë të rishikojë draftet e paketës anti-shpifje që për herë t ëparë përfshin median online, me argumentin se duhen përshtatur sipas standardeve të vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Këshilli i Europës.

Mijatoviç thekson gjobat e majme që parashikohen në këto drafte dhe bllokimin e mediave online pa pasur më parë një vendim gjykate. ndërhyrja e shtetit në rregullimin e medias mund të cënojë lirionë e shprehjes, thotë komisionerja për Mijatoviç. Gjithçka - thotë ajo - duhet të jetë me vetërregullim.

Reagimi

Mësova me shqetësim se këtë javë, Parlamenti shqiptar synon të miratojë dy projektligje, të njohura si “paketa antishpifje”. Këto pr.ligje kanë nevojë urgjente për përmirësime. Disa parashikime nuk janë në përputhje me standardet europiane të të drejtave të njeriut, që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit.

Jam veçanërisht e shqetësuar me fuqitë vendimmarrëse që u jepen organeve rregullatore, me mundësinë që të vendosin gjoba të majme dhe të bllokojnë media online pa patur më parë një vendim gjykate. Po ashtu edhe ndërhyrja e shtetit në rregullimin e medias online mund të minojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në vend. Është me rëndësi që të sigurohemi që interneti të mbetet një forum i hapur, publik ku të mbizotërojë parimi i vetërregullimit, përfshirë këtu edhe për median online.

Për këto arsye, kërkoj prej deputetëve të Parlamentit shqiptar që të rishikojnë draftet në fjalë dhe t’i sjellin në linjën e standardet e vendosura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga Këshilli i Europës.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 17/12/2019 12:25

    Ik ori shiqoje vendin tënd se qfar të drejtash keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë