Shqiptarja.com publikon ligjin e plotë të medias me paketën anti-shpifje që u miratua

Shqiptarja.com publikon ligjin e plotë të medias me paketën anti-shpifje që u miratua

TIRANE-Shqiptarja.com ka siguruar ligjin e plotë të medias bashkë me paketën anti-shpifje që u miratua në seancën e djeshme plenare në Kuvendin e Shqipërisë mes shumë debateve dhe akuzave. Ashtu sikur sqaroi Shqiptarja.com dje, portalet shpëtuan nga mbyllja, por u rrit gjoba, e cila nuk pezullohet pa folur gjykata.

Ligji i ndryshuar rriti gjobat ndaj portaleve, nga 400 mijë lekë, në 600 mijë lekë maksimumi, ndërkohë që për televizionet vlera mbeti e pandryshuar, 1 milionë lekë. Kur portali nuk zbaton vendimet e Këshillit të Ankesave (në varësi të AMA-s) dhe nuk publikon përgënjeshtrimet, gjoba shkon deri në 800 mijë lekë. Dhe vetëm kur kapet në shkelje më shumë se 3 herë brenda vitit, portali gjobitet akoma më shumë, duke shtuar 50% të vlerës së gjobës.

Me ndryshime e fundit, edhe nëse një shkrim ka përmbajtje me pornografi me fëmijë, vepra me qëllime terroriste dhe shkelje të sigurisë kombëtare, që Balla tha se janë vepra penale kriminale, portali nuk mbyllet siç ishte në draftin paraprak, por lajmi sfumohet me ndërhyrjen e AKEP, dhe kërkohet të fshihet vetëm përmbajtja që është cënuese.

Paketa anti-shpifje, nuk ka asnjë fjalë për regjistrimin e portaleve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ashtu sikundër nuk flitet as për regjistrim në AKEP. I detyrueshëm nuk është as regjistrimi në AMA i cili ndryshe nga të parët, nuk shërben për të marrë një NIPT që automatikisht të bën subjekt të sistemit tatimor, por vetëm për të pëfituar lehtësira fiskale (ende të paqarta se për çfarë benefitesh bëhet fjalë dhe nëse janë zbatuar ndonjëherë në Shqipëri ndaj mediave të tjera).

Edhe pika e përgënjeshtrimit i cili është i detyrueshëm, por edhe i zbatueshëm aktualisht nga disa portale, kriteret i vendos Këshilli i Ankesave. Pra është ky këshill i AMA që merr në dorë ankesën e qytetarit dhe që vendos se cili informacion është i sakti, ai i publikuar online, apo ai që pretendon qytetari. Thënë shkurt, "gjykimi" mbi të gjitha proceset dhe ndërlidhjet mes lexuesit dhe portalit, është AMA, edhe pse portalit i jepet e drejta që pas këtij vendimi ta ankimojë në Gjykatën Administrative. Disa shoqata gazetarësh protestuan dje para Kuvendit, ndërsa paralajmëruan se do ta çojnë ligjin në Strasburg.

(Kliko këtu për të lexuar ligjin e plotë të medias përfishirë paketën antishpifje)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen