Anti-Shpifja/ 'Venecia' zbarkon në Tiranë, takime me shumicën dhe opozitën, nesër në Presidencë

TIRANE- Këtë të hënë, ka mbërritur në Tiranë për Paketën Anti-shpifje  Delegacioni i Komisionit të Venecias. Ky delegacion me mision fakt-mbledhës po zhvillon një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të politikës, por edhe me përfaqësues të Autoritet të Medias Audiovizive, në një periudhë prej tre ditësh, për të mbledhur fakte dhe mendime në lidhje me një prej çështjeve më të diskutuara në vend gjatë muajve të fundit. Axhenda e këtij delegacioni nisi me një takim me zv.kryeparlamentaren Vasilika Hysi në kryesinë e Kuvendit e më pas me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend. Më pas, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias takuan grupin parlamentar të PS, të opozitës dhe Komisionin e Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik.

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues nga Këshilli i Ministrave. Me presidentin Ilir Meta, i cili kundërshtoi dhe më pas dekretoi kthimin e kësaj pakete në Kuvend, delegacioni do të takohet ditën e martë, në ambientet e Presidencës, e më pas me  kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, kreun e AKEP-it dhe me avokaten e Popullit Erinda Ballanca. Paketa Anti-shpfije u dërgua në "Venecia" nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe OSBE, ndërsa mazhoranca bëri "një hap pas", duke mos e votuar një prej projektligjeve në Kuvend pa marrë parasysh opinioni e Komisionit të Venecias.

Paka Anti-shpifje është kundërshtuar nga komuniteti i gazetarëve në vend, të cilët kanë dalë edhe në një protestë duke e cilësuar si një censurë të lirisë së shprehjes, por mazhoranca nga ana e saj kërkon që të ketë ndryshime në ligj, në mënyrë që jo kushdo të ketë mundësi të shpifë për këdo, pa pasur asnjë fakt. Ndërkohë një tjetër delegacion i Komisonit të Vencias do të vijë në Tiranë në datat 13 dhe 14 shkurt,  pas kërkesës së Kuvendit, për të shqyrtuar ligjin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas përplasjes mes Presidentit dhe Parlamentit. Çështje kjo që do të shqyrtohet në 20 mars në seancën plenare të Komisionit te Venecias. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:04
Zbardhet takimi i parë i delegacionit të Venecias në Tiranë për anti-shpifjen

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi priti sot në takim delegacionin nga Komisioni i Venecias, i përberë nga Herdis Kjerulf Thorgeirsdottir, anëtare e Komisionit të Venecias për Islandën, Michael Frendo, anëtar i Komisionit të Venecias për Maltën, si dhe ekspertë të Komisionit. Delegacioni ndodhet në Shqipëri për të përgatitur një opinion për ligjin për mediat elektronike dhe shërbimet e medias në Republikën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit, gjatë takimit, anëtarët e delegacionit shprehen interes për të njohur qëllimet e ligjit, nevojat për miratimin e tij si dhe u diskutua mbi problematikat e hasura në praktikë. Delegacioni nga Komisioni i Venecias po zhvillon vizitë dy-ditore në Tiranë dhe opinioni i tyre pritet të miratohet në Sesionin e 122 Plenar të Komisionit të Venecias që do të mbahet me 20 - 21 mars 2020.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • POPULLI: 10/02/2020 13:40

    Keta do e bejne kete vend

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'