“Antistres”, Lajla Pernaska boton librin me këshilla praktike si të luftojmë stresin dhe ankthin

Anti stres- zbulo sekretin e jetës pa stres”, është libri i ri i ish-deputetes Lajla Përnaska. Ajo ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv për të folur më tepër për këtë botim të ri të saj, të cilin e ka nisur në kohën e pandemisë.

Gjatë pandemisë të gjithë na u desh të përballemi me një emergjencë njerëzore që nuk e kishim menduar më parë. Por edhe nga ana tjetër izolimi solli probleme të shëndetit mendor” tha ajo.

Anti stres- zbulo sekretin e jetës pa stress është një manual me këshilla e njohuri praktike që gjithsecili duhet t’i ndjekë. Disa prej këtyre këshillave znj.Pernaska i ndau edhe në “Rreze Dielli”

Të gjitha kanë nevojë për magnez sepse është një ndër elementët e domosdoshëm sidomos për funksionimin e sistemit nervor të trurit dhe është në dozë të ulët në të gjithë atë shumëllojshmërinë e ushqimeve të zakonshme që ne konsumojmë. Rekomandohet të merret në darkë sepse ndihmon dhe në qetësimin e gjumit” tregoi ajo, për një ndër kapitujt e librit ku thuhet “ Përdorni Magnez’’.

Ndër të tjera ajo u ndal edhe tek kura e të qeshurave që këshillon në këtë libër.

Bëni herë pas here një kurë të qeshurash. Është një kurë e garantuar sepse e para humori I mirë na sjell në një gjendje të mirë dhe procesi I të qeshurës vendos në lëvizje diafragmën, të gjithë muskujt e brendshëm shtohet prodhimi I disa horomonevebayë që ndikojnë pozitivisht në humorin tonë kështu që e qeshura është e sigurtë që është një antistressi garantuar” tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se kjo paketë me këshilla praktike është një ndihmë për të njohur më tepër organizmin tonë, pasi vetëm kështu mund të organizojmë mënyrën tonë të jetesës.

Secili nga organizmat tanë është unik dhe nuk ka asnjë formulë as për stresin, as për ushqimin, as për dietat që të jetë për të gjithë njësoj Ne duhet të jemi aq të zotë për veten që të zbulojmë se ku ëshë ekuilibri jonë. Qoftë me mjedisin, qoftë me ushqimin qoftë me lëndët e ndryshme ushqimore, qoftë me gjumin. Ekuilibri jonë ditorë është baza mbi të cilin ne ndërtojmë të gjithë mënyrën tonë të jetesës, përditshmërinë tonë sepse duhet ti përshtatemi ne organizmit, por nuk i përshtatemi dot nëse nuk e njohim.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës