Interi ka arritur një fitore me mjaft mund dhe sakrifikicë përballë Fiorentinës në transfertë për javën e gjashtë të Serisë A, në kampionatin italian të futbollit. Të besuarit e Stromacionit kanë fituar me një rezultat të ngushtë 2-1 me Fiorentiën duke vazhduar serinë pozitive të rezultateve në javët e fundit.

Ndeshja ka nisur në favor të ekipit të Interit që shënon me Militon në minutën e 17' pas një penalltie të shkaktuar nga vendasit. Ndërkohë që Fiorentina ushtron presion për të barazuar shifrat, Interi dyfishon me fantazistin Antonio Cassano në minutën e 34'. Por vendasit nuk dorëzohen duke ngushtuar rezultatin me Romulon 5 minuta nga fundi.

Në pjesën e dytë Interi ka luajtur me një fubollist më shumë për 30 minuta pas largimit me karton të kuq të Rodrigez në minutën e 62'. Megjithatë asnjë nga të dy ekipet nuk mundi të shënojë në pjesën e dytë duke e mbyllur ndeshjen në epërsi të Interit.

(d.b/shqiptarja.com)