Antonio Tajani: Të përshpejtojmë integrimin e Ballkanit, s’mund t’i lëmë të presin
ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani
“Duhet të përshpejtojmë hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Evropë, vendet e këtij rajoni nuk mund të presin në pafundësi”. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, me të mbërritur në Podgoricë, në etapën e parë të turit të tij në Ballkanin Perëndimor.
“Rreziku për ne, për Evropën, është të mos jemi më të pranishëm në Ballkan. Natyrisht kur je në mes të diçkaje, ose shkon nga njëra anë, ose nga tjetra dhe këto vende po presin prej shumë kohësh”, ka deklaruar Tajani.
Por, sipas tij, shumë burokratë në vendet perëndimore, sidomos në ato nordike, e shohin procesin e zgjerimit më shumë në aspektin burokrat sesa në atë politik.
“Nuk duhet t’i zhgënjejmë më. Këto janë vende evropiane. Nuk duhet të ngatërrojmë problemin rus me Ballkanin dhe nuk mund të pretendojmë të ndryshojmë identitetin e tyre. Vendet e Ballkanit janë thelbësore për stabilitetin evropian”, ka thënë Tajani.
Sipas ANSA, duke iu përgjigjur interesit të mediave, shefi i diplomacisë italiane ka prekur edhe problemin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi promovuar gjithmonë dialogun, kudo, edhe mes Serbisë dhe Kosovës. Tani unë besoj se edhe Kosova duhet të bëjë hapa përpara, të respektojë marrëveshjet. Në veri shumica është serbe dhe ky është një realitet që nuk mund të mohohet. Pakicat duhen mbrojtur dhe historia dhe kultura të respektohen”, ka shtuar Tajani.
Duke e vënë theksin tek miqësia tradicionale mes Italisë dhe vendeve të rajonit, ministri i Jashtëm ka shprehur gatishmërinë e Romës zyrtare për të luajtur një rol pozitiv për stabilizimin dhe zhvillimin e paqes mes dy vendeve.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
64.7%
-
Edi Ramën
29.8%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 3814
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi fuqishëm në Itali/ Humbin jetë dy të miturit shpëtohet babai dhe djali i vogël 2-vjeçar
22 Shtator, 11:46
-
Autorët i zunë pritë/ Plagosen dy shqiptarë në Itali, personazhe të njohur për drejtësinë (EMRAT)
22 Shtator, 09:10
-
'Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia', Rama intervistë për ‘La7’: Meloni një person shumë real
20 Shtator, 09:51
-
Vuante nga kanceri, ndërron jetë në moshën 59-vjeçare ish-futbollisti i Italisë Toto Schillaci
18 Shtator, 10:49
-
EMRAT/ Çmontohet organizata ekstrakomunitare e trafikut të kokainës në Itali, 18 të akuzuar! 6 në pranga, mes të arrestuarve dhe 2 shqiptarë, i tradhtuan përgjimet
9 Shtator, 08:41
-
Futbolli italian në ankth, shtrohet me urgjencë në spital Toto Schillaci
8 Shtator, 19:27
-
MotoGP/ Martin 'djeg' Bagnaian dhe fiton garën Sprint
7 Shtator, 21:51
-
Liga e Kombeve/ Kosova mposhtet 0-3 në Prishtinë, Belgjika leksion Izraelit! Interi nderon Italinë, të kaltrit përmbysin 1-3 Francën në Paris
6 Shtator, 22:41
-
Iu zbulua lidhja jashtëmartesore, jep dorëheqjen ministri italian Gennaro Sangiuliano
6 Shtator, 21:54
-
Lidhje jashtë martesë, ministri italian i kërkon falje gruas e Melonit
5 Shtator, 17:35
-
VIDEO/ Moti i keq godet veriun e Italisë, një person i humbur në Torino, përmbyten dhe Milano e Veneto
5 Shtator, 15:06
-
Operacion i DEA-s amerikane në Romë, shkatërrohet grupi kriminal italo-shqiptar! Sekuestrohen 72 kg kokainë të mbërritur nga Ekuadori
5 Shtator, 12:39