Lufta/ SHBA operacion për evakuimin e amerikanëve nga Izraeli! Blinken në Tel Aviv: Nuk ju braktisim! Hamasi: Kemi dy vjet që përgatisim sulmin

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Qeveria amerikane do të nisë operimin e fluturimeve për evakuimin e amerikanëve që duan të largohen nga Izraeli, pas paralajmërit të Izraelit se po përgatitet të përshkallëzojë aksionin hakmarrës ndaj militantëve palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës.

Fluturimet nga Izraeli, me amerikanët që duan të largohen, pritet të nisin të premten, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Ky njoftim vjen në kohën kur Shtëpia e Bardhë tha se numri i amerikanëve të vrarë gjatë dhunës mes Izraelit dhe Hamasit tashmë ka arritur në 27, ndërsa është konfirmuar se disa amerikanë janë në mesin e pengjeve të Hamasit.

Ndërkohë , sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vizitoi Izraelin, ku u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu. 'Jemi këtu e nuk ju braktisim!' i tha Sekretari Amerikan kryeministrit izraelit, në fillim të takimit që mbajtën në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit. Nga ana tjetër Netanjahu i ka treguar fotografitë e mizorive të kryera nga Hamasi.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili mbërriti mëngjesin e sotëm në Tel Aviv  tha se Hamasi nuk përfaqëson palestinezët, dhe se ata  kishin vetëm "një agjendë të shkatërronin Izraelin"

Ndërsa, zyrtari i lartë i Hamasit Ali Baraka tha në një intervistë të transmetuar në TV Russia Today se Hamasi kishte planifikuar fshehurazi pushtimin e Izraelit jugor për dy vjet.

Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit vijojnë për të gjashtën ditë radhazi, ndërsa numri i të vdekurve është rritur. Në Izrael deri më tani raportohet për 1,354 viktima dhe rreth 3,300 të plagosur. Ndërkohë, në Rripin e Gazës numri i të vdekurve është rritur në 1417 dhe 6268 persona raportohet se janë plagosur.

Ministria e Jashtme e Egjiptit i ka kërkuar Izraelit të ndalojë sulmet me raketa pranë pikës kufitare Rafah në Gaza, pasi sulmet po e bëjnë të vështirë hyrjen e ndihmave humanitare egjiptiane në Gaza. Ata thanë se ajo mund të hapet këtë mbrëmje ose mëngjesin e së premtes, për gjashtë orë. 

Po sot ligjvënësit izraelitë mbështetën “qeverinë e zgjeruar emergjente”, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për bashkimin në ekzekutiv me rivalët e tij, për aq kohë sa të vazhdojë konflikti me militantët palestinezë të Hamasit.  Benny Gantz dhe katër anëtarë të partisë së tij u betuan si ministra pa portofol, pasi Parlamenti votoi për Qeverinë e re me 66 vota për dhe katër kundër.

Kryeministri Benjamin Netanyahu bërë një paralajmërim të fortë duke thënë se do të vrasin çdo anëtar të Hamasit.

CNN ka raportuar së fundmi se Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman kanë zhilluar bisedën e tyre të parë telefonike, gjatë së cilës të dy liderët kishin diskutuar për konfliktin në Gaza, "nevojën për t'i dhënë fund krimeve të luftës" dhe unitetin islamik.

Nga ana tjetër Ministri izraelit i Energjisë, Israel Katz, deklaroi së fundmi se Gaza do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike derisa pengjet izraelite të riktheheshin në shtëpitë e tyre.

“Pa energji elektrike, pa ujë, asnjë kamion me benzinë ​​nuk do të hyjë në Gaza derisa pengjet izraelite të kthehen në shtëpi. Dhe askush nuk mund të na bëjë leksione përsa i përket moralit",  tha ministri izraelit i Energjisë, Israel Katz.

Izraeli së fundmi deklaroi se po arrijnë të identifikojnë personat që morën pjesë në sulmet e tmerrshme në fshatrat pranë Gazës të shtunën e 7 tetorit 2023. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
FOTO/ Lufta në Izrael, imazhet satelitore të Gazës në errësirë

1697139411_eeeeee.JPG

Izraeli është zotuar të vazhdojë bllokadën e Gazës derisa të gjithë pengjet të lirohen nga Hamasi. Kësisoj një pjesë e madhe e saj ka mbetur pa energji elektrike. Fotot satelitore të siguruara nga NASA, tregojnë se Gaza u ndriçua më 25 shtator dhe më pas u zhyt në errësirë natën e kaluar.

Ora 18:15
Sulmi i Hamasit, Elon Musk: Të gjitha stacionet e karikimit të Teslës janë falas në Izrael

1696273029_elonmuskvolodymyrzelensky.jpg

Kreu i Tesla-s, Elon Musk përmes një psotimi në rrjetin social X bëri të ditur se të gjitha stacionet e karikimit të Teslës në Izrael janë falas.

"Të gjitha stacionet e Tesla Supercharger në Izrael janë falas."- ka shkruar Musk në rrjetin social X, që ai zotëron.

 

Ora 18:14
Sulmi në Izrael, Hamasi: Pushtimi ishte planifikuar për dy vjet

1697109180_gati.jpg

Zyrtari i lartë i Hamasit Ali Baraka tha në një intervistë të transmetuar në TV Russia Today se Hamasi kishte planifikuar fshehurazi pushtimin e Izraelit jugor për dy vjet.

Ali Baraka shpjegoi se kjo është arsyeja pse Hamasi nuk iu bashkua Xhihadit Islamik Palestinez në raundin e tij të mëparshëm të luftës kundër Izraelit.

Zyrtari i lartë i Hamasit në intervistë tha se informoi aleatët fraksione të tjera palestineze, Hezbollahun, Iranin, Turqinë dhe Rusinë vetëm pas fillimit të pushtimit dhe tha se çdo marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve do të duhej të përfshinte robërit e të burgosurve të Hamasit në Shtetet e Bashkuara.

Ora 16:28
Gaza, shkon në 1417 numri i të vdekur dhe 6268 i të plagosurve

Numri i të vdekurve të palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës pas sulmeve ajrore të kryera nga ushtria izraelite është rritur në 1,417.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze të kontrolluar nga Hamasi.

Megjithatë, 6,268 persona u plagosën, shtoi e njëjta ministri. Ndër të vdekurit janë 447 fëmijë dhe 248 gra

 

Ora 15:33
Zyrtarët Izraelitë: Hamasi ka vendosur flamuj të ISIS në vendet ku ka kryer masakra

1697117588_shall.jpg

Zyrtarët izraelitë thonë se militantët e Hamasit, kanë vendosur flamuj të ISIS, në vendet ku kanë kryer masakra.

Përmes disa fotove të publikuara, izraelitët pretendojnë se flamujt janë lënë pas masakrave që janë kryer ndaj civilëve izraelitë, raporton Sky News.

Izraeli e ka krahasuar shpesh Hamasin me ISIS-in, megjithëse ato janë organizata të veçanta.

Hamasi është cilësuar si grup terrorist nga Izraeli, SHBA, BE dhe Britania e Madhe. Hamasi është një grup islamik palestinez që kontrollon Rripin e Gazës dhe qëllimi i tij kryesor është zhdukja e shtetit izraelit. 

Ndërsa ISIS është një organizatë e dhunshme terroriste që ka kryer mizori në Siri, Irak dhe Libi. Ajo ka kryer gjithashtu sulme terroriste në vendet perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe.

Hamas brought ISIS flags to massacre Israeli children, women and men.

Hamas is a genocidal terrorist organization.

Hamas is worse than ISIS pic.twitter.com/j3BagCudor

— Israel Defense Forces (@IDF) October 12, 2023
Ora 15:06
Izraeli lëshon fletëpalosje në Gaza, paralajmëron banorët që të strehohen nga bombardimet izraelite

1697115997_izra.jpg

Një fletëpalosjeje u lëshua nga qielli në qytetin Beit Lahia në Rripin e Gazës, në të cilën shkruhet se për shkak të veprimeve të Hamasit, Forcat Mbrojtëse të Izraelit janë duke kryer bombardime.

Fletëpalosja paralajmëron banorët të shkojnë në strehimore dhe se ndërtesat ku Hamasi po vepron do të shkatërrohen, raporton BBC.

Izraeli thotë se Irani qëndron pas sulmeve të Hamasit, pasi e ka furnizuar organizatën me armatime dhe raketa.

Por Teherani zyrtar e ka mohuar diçka të tillë, megjithëse është në mbështetje të Hamasit.

Ora 15:02
Ministri i Jashtëm i Iranit akuzon Izraelin: Po kërkon të kryejë gjenocid duke rrethuar Gazën

1697115724_96.jpg

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, ka akuzuar Izraelin se kërkon gjenocid duke rrethuar Gazën.

“Sot, vazhdimi i krimeve të luftës nga Netanyahu dhe sionistët kundër civilëve të Gazës, duke rrethuar, ndërprerë ujin dhe energjinë elektrike, dhe duke refuzuar hyrjen e ilaçeve dhe ushqimeve, ka krijuar kushte ku sionistët po kërkojnë një gjenocid të të gjithë njerëzve në Gaza”, tha Hossein Amirabdollahian, raporton Al Jazeera.

Izraeli thotë se Irani qëndron pas sulmeve të Hamasit, pasi e ka furnizuar organizatën me armatime dhe raketa. Por Teherani zyrtar e ka mohuar diçka të tillë, megjithëse është në mbështetje të Hamasit.

Ora 14:35
Sulmi në Izrael, rritet në 12 numri i viktimave franceze

1696945429_gggggg.PNG

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze, Anne-Claire Lezhandre, gjatë një konference për shtyp deklaroi se 12 francezë humbën jetën nga sulmet terroriste në Izrael.

Ajo tha se Franca nuk kishte asnjë lajm për zhdukjen e 17 francezëve të tjerë, e cila tashmë për shtetin ishte bërë shqetësuese.

“Duhet të vajtojmë për vdekjen e tyre, ku viktimat franceze u rritën në 12 për shkak të sulmeve terroriste në Izrael, por ende nuk ka asnjë lajm për 17 francezët e tjerë, zhdukja e të cilëve konsiderohet shumë shqetësuese", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme franceze, Anne-Claire Lezhandre.

Ajo gjithashtu njoftoi se shefja e diplomacisë franceze, Catherine Colonna, do të udhëtojë sot në mbrëmje në aeroportin Paris-Roissy për të pritur personalisht qytetarët e parë francezë që kthehen në shtëpi nga Izraeli.

Ora 14:34
Spanja evakuuon 400 persona nga Izraeli

1697114060_ev.jpg

Spanja ka evakuuar gjithsej 400 persona nga Tel Avivi. Kështu ka deklaruar së fundmi Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, në mediat sociale.

Ministri tha se qytetarët spanjollë, si dhe qytetarë evropianë dhe shtetas nga vende të tjera mbërritën në bazën ajrore Torrejon de Ardoz të mërkurën në mbrëmje, raporton CNN.

Të mërkurën, ministria e jashtme e Spanjës dhe kryeministri në detyrë Pedro Sanchez njoftuan se një grua spanjolle-izraelite, Maya Villalobo, u vra gjatë sulmeve të Hamasit.

Ora 13:55
Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, vriten 18 palestinezë

1697114891_86.jpg

Një tjetër sulm me raketa është raportuar në kampin e refugjatëve në Rripin e Gazës.

Si pasojë e sulmit, 18 palestinezë të cilët janë civilë kanë humbur jetën. Izraeli kishte deklaruar se do të shenjëstronte vendet ku fshihen militantët e Hamasit, raporton NewsSky.

Ditën e djeshme, analisti ushtarak Michael Clacke tha se kampet e refugjatëve mund të jenë një strehë për terroristët, duke përmendur faktin se në kampe mund të jenë civilë të pafajshëm.

Ora 13:34
Blinken nga Tel Aviv: Hamasi nuk përfaqëson palestinezët, ata duan të shkatërrojnë Izraelin

1697096058_blink.jpg

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi së fundmi nga Tel Aviv, i cili mbërriti mëngjesin e sotëm, tha se Hamasi nuk përfaqësonte palestinezët, por ata kishin vetëm një agjendë të shkatërrojnë Izraelin.

Ai nënvizon se kushdo që ka kryer krime, kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet, raporton agjencia e lajmeve izraelite ynetnews.

“Evropa, Azia, Afrika, kontinenti amerikan, asnjë rajon nuk ka shpëtuar nga Hamasi. Kushdo që kërcënon paqen dhe drejtësinë, duhet të dënohet. Ne e dimë që Hamasi nuk përfaqëson njerëzit palestinezë, apo edhe shpresat e tyre për të vijuar me masa të njëjta me liri, mundësi, dinjtet. Hamasi, në vend që të promovojë mirëqënien e popullit të tij, qeverisë, me terror, suilmon me raketa. E dimë që Hamasi nuk i ka kryer krimet barbare duke pasur mendjen te njerëzit e Palestinës. Hamasi ka vetëm një agjendë, të shkatërrojë Izraelin, asnjë vend nuk mundet apo duhet të tolerojë vrasjen barbare të qytetarëve. Izraeli ka të drejtë që të mbrojë veten e tij”, tha Blinken.

Ora 13:17
Erdogan urdhëron negociatat për lirimin e civilëve të mbajtur nga Hamasi

1696255365_1695147709turqiazerbajxhanierdogan.jpg

Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan ka qenë kritik ndaj pushtimit të Izraelit ndaj Palestinës. Erdogan së fundmi ka urdhëruar negociata për të ndihmuar në sigurimin e lirimit të pengjeve civile izraelite të rrëmbyer nga militantët e Hamasit. Kështu ka deklaruar tha një burim presidencial.

”Raportet e mëparshme se zyrtarët turq takuan Hamasin në kryeqytetin Ankara për negociata janë të rreme”, shtoi burimi.

Të mërkurën, ai dënoi bombardimet izraelite të Rripit të Gazës si një “masakër” duke denoncuar gjithashtu vrasjen e civilëve izraelitë. Hamasi kreu masakra të shtunën e kaluar duke vrarë më shumë se 1.200 persona në qytetet kufitare izraelite dhe në një festival.

Rreth 150 persona u kapën dhe aktualisht mbahen peng në Rripin e Gazës, disa prej tyre me shtetësi të dyfishtë. Izraeli u është përgjigjur vrasjeve me një bombardim të rëndë ajror në zonën e Gazës

Ora 13:13
Egjipti thirrje Izraelit të ndalojë sulmet: Kalimi nga Gaza është hapur

1697109180_gati.jpg

Ministria e Jashtme e Egjiptit i ka kërkuar Izraelit të ndalojë sulmet me raketa pranë pikës kufitare Rafah në Gaza, pasi sulmet po e bëjnë të vështirë operimin. Ajo mund të hapet këtë mbrëmje ose nesër në mëngjes, për gjashtë orë, për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare egjiptiane në Gaza, nëse Izraeli bie dakord për një armëpushim. 

Egjipti deklaroi së fundmi se kalimi është i hapur për momentin.

Zëdhënësi shtoi se ndihma e ndalur aktualisht në qytetet al-Arish dhe Sheikh Zowaid në Sinai është gati të niset për në Rrip.

Ora 12:57
'Është një idiot', Trump kundër ministrit Izraelit të Mbrojtjes: Tregon....

1696262985_1696262926kjnds.jpg

Për ish-Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant është një idiot, pasi Izraeli ishte gjendur i papërgatitur përsa i përket sulmeve.

"Izraeli u gjend i papërgatitur, po të isha atje nuk do të kishte ndodhur. Netanyahu u godit keq. Izraelitët kanë një ministër të mbrojtjes, ose diçka tjetër, i cili thotë: Shpresojmë që Hezbollahu të mos na sulmojë nga veriu. Kështu që të nesërmen në mëngjes ata e sulmuan atë... Nëse dikush e dëgjon këtë idiot, sulmo nga veriu sepse ai thjeshtë tha se kjo është një pikë e dobët”, tha për Fox news ish-presidenti amerikan, i cili tani kandidon sërish për nominimin republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke shtuar se Hezbollahu është shumë "zgjuar".

Ora 12:34
Izraeli: 97 persona po mbahen peng nga Hamasi

1697049610_ssssssss.JPG

Zëdhënësi ushtarak i Izraelit ka thënë se vendi ka qenë në gjendje të identifikojë 97 persona të marrë peng në Rripin e Gazës të shtunën.

Izraeli më herët deklaroi se deri në 150 persona ishin kapur kur militantët e Hamasit filluan sulmin e tyre të befasishëm, raporton Sky News.

Hamasi thotë se i ka fshehur pengjet në “vende dhe tunele të sigurta” brenda Gazës.

Kjo organizatë ka kërcënuar se do t’i vrasë pengjet, nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.

Ora 12:18
Izrael/ Ndihmoi të plagosurit, zbulohen mesazhet e fundit të infermieres heroike me familjen: Më gjetën, nuk mendoj se do të dal gjallë nga këtu

1697106551_sms.jpg

Një infermiere izraelite heroike 22-vjeçare kaloi orët e fundit të jetës së saj duke u përpjekur të ndihmonte të plagosurit brenda një klinike që ishte pushtuar nga ushtarët e Hamasit. Kjo gjë është zbuluar përmes një mesazhi që ajo u’a kishte dërguar motrave të saj para se të vdiste.

Amit komunikoi me motrat e saj përmes aplikacionit WhatsApp, duke u kërkuar vazhdimisht atyre përditësime mbi lëvizjet e anëtarëve të Hamasit dhe duke kërkuar dëshpërimisht ndihmë.

“A ka personel tjetër mjekësor me të plagosurit? e pyeti një motra e saj dhe Amit u përgjigj: “Këtu është një infermiere dhe një mjek. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi”.

Ajo tha se kishte shumë të lënduar të cilët ishin të gjakosur, por nuk kishte asnjë mënyrë për të evakuuar klinikën.

Lior pyeti nëse Mann mund të dëgjonte të shtëna jashtë, raporton New York Post.

"Po. Nuk mbarojnë kurrë. Duket se jashtë ka shumë terroristë. Ata po hynë në shtëpitë e njerëzve. Forcat e ushtrisë janë goditur”, shkroi Mann.

Në një mesazh tjetër, motra e saj po përpiqej t’i jepte kurajo dhe i kërkoi të mos humbiste shpresën dhe të priste që të vinte ushtria për të çliruar klinikën.

“Është një luftë dhe ne do të fitojmë. Jemi më të fortë”, i tha ajo. “Fokusohu në kujdesin për veten. Do të kalojë së shpejti,” me Amit duke u përgjigjur “Të dua. Faleminderit”.

Në një mesazh të veçantë drejtuar motrës tjetër të saj Haviva, Mann tha se ajo ishte fshehur në kuzhinën e klinikës ku në dorë mbante një thikë për tu vetëmbrojtur.

“Është këtu. Ai ndodhet brenda në klinikë. Nuk mendoj se do të mund të dal gjallë nga këtu”, i shkrujti ajo motrës.

Në momentet e fundit, 22-vjeçarja ka arritur të telefonojë familjen e saj duke qarë nga zhurma e armëve: “Më gjetën. Më qëlluan në këmbë”.

Familja e Amit kaloi dy ditët e ardhshme duke u përpjekur për ta gjetur atë në mes të kaosit të luftës derisa, të hënën, trupi i saj u gjet së bashku me të paktën 107 të tjerë në klinikën e shkatërruar.

“Zemra ime është copëtuar. Ajo ishte princesha e shtëpisë sonë, drita e syve tonë që humbi jetën në betejën për Be'erin dhe si një mjeke me përvojë, u përpoq të shpëtonte jetë njerëzish deri në momentin e fundit kur u vra nga terroristët”, tha njëra prej motrave pasi mësoi për vdekjen e Amit.

Ora 12:07
‘Militantët ishin ulur mbi të dhe e përdhunonin’, e mbijetuara e sulmeve të Hamasit rrëfen si mësoi vdekjen e mikes së saj

Hila Fakliro, punonte si banakiere në Festivalin “Supernova”, i cili u kthye në një masakër duke shënuar ngjarjet më tronditëse dhe më shokuese që janë rrëfyer deri më tani nga sulmi i Hamasait në Izrael.

E reja tha se sulmi fillimisht nisi me raketa, ndërkohë që pjesëmarrësit në festë vraponin për t’u mbrojtur. Ajo shpjegoi si u shtri në tokë për gjysmë ore para se të vraponte drejt makinës së saj në përpjekje për t’u larguar.

Fatkeqësisht, oficerët e policisë kishin mbyllur rrugën për të kaluar dhe ajo la makinën e saj për t’u fshehur.

“Kur u kthyem, pamë më shumë se 20 terroristë të veshur me rroba të zeza duke qëlluar gjithandej. Ata po i qëllonin që të gjithë”, tregon ajo.

Megjithatë ajo nuk e humbi besimin që do të ia dilte dhe do të shpëtonte, ndaj dhe vrapoi për 4 orë pa ujë, deri në momentin që pa policët dhe ushtarët izraelitë.

Teksa përpiqej që të komunikonte me miqtë e saj, një video makabre që pa në rrjetet sociale, e tronditi. Aty shfaqej mikja e saj, e cili pati një fund tragjik.

“Terroristët ishin ulur mbi të dhe e përdhunonin dhe shumë gjëra që unë nuk mund t’i them,” shtoi ajo.

Fakliro thotë se në mesin e të vdekurve nga sulmi në festival ishin 4 të njohur të saj, ndërsa me dy miq ka humbur kontaktet dhe nuk di asgjë për fatin e tyre.

Një nga sulmet më vdekjeprurëse të konfliktit Hamas-Izrael ndodhi gjatë zhvillimit të një festivali muzikor në Izrael, afër kufirit me Gazën. Mijëra militantë të Hamasit sulmuan, duke vrarë civilë dhe duke marrë peng njerëz. Të paktën 260 trupa janë nxjerrë nga vendngjarja dhe shumë të tjerë ende konsiderohen të zhdukur.

Ora 12:05
Ushtria izraelite: Ne e dimë se kush mori pjesë në masakër

1697014513_iz.jpg

Izraeli së fundmi deklaroi se ata po arrijnë të identifikojnë personat që morën pjesë në sulmet e tmerrshme në fshatrat hebrenj pranë Gazës të shtunën. Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësi ushtarak Daniel Hagari. 

Lidhur me këtë, ai shpjegoi se një luftëtar i Hamasit i quajtur Mustafa Shahin, i cili u filmua teksa po kryente akte brutale në një nga fshatrat izraelite, tashmë ka vdekur në bombardimin e shtëpisë së tij në Gaza.

Hgari gjithashtu paralajmëroi banorët e Gazës që të mos japin mikpritja për ata që i bënë ato mizori, sepse përndryshe do të preken edhe ata.

Ora 12:05
VIDEO/ Ministri i Jashtëm britanik në Izrael përballet me sirenat e alarmit, vrapon për t’i shpëtuar sulmeve të Hamasit

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverley ka udhëtuar sot drejt Izraelit për të shprehur solidaritetin e tij dhe për të treguar mbështetjen me popullin e Izraelit, pas sulmeve nga grupi i Hamas.

Teksa ishte duke duke vizituar qytetin Ofakim në jug të Izraelit,Sekretari i Jashtëm është përballur me sirenat që paralajmëruan një sulm me raketa të Hamasati.

Sekretari i Jashtëm ndërsa ishte duke vizituar qytetin Ofakim në jug të Izraelit, është përballur me sirenat që paralajmëruan një sulm me raketa të Hamasati.

Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet edhe momenti kur Cleverley vrapon për t’u mbrojtur nga sulmet ndërsa fshihet në një ndërtesë aty pranë. Ky është realiteti me të cilin izraelitët po përballen çdo ditë shkruan në mesazhin e tij sekretari i Jashtëm britanik.

 

Ora 11:59
Herzog: Dhunë që nuk e kemi parë më parë, trupa të gjetur me shenja torture

 

Në një konferencë për gazetarët e huaj në rezidencën presidenciale në Jerusalem, Presidenti izraelit, Isaac Herzog, tha se ata 'nuk e kishin parë ndonjëherë këtë dhunë' të ushtruar nga Hamasi kundër izraelitëve në sulmin e nisur të shtunën. 

Trupat e civilëve të vrarë nga militantët e Hamasit tregojnë "shenja torture", shtoi presidenti izraelit. 

Herzog tha se një familje prej pesë anëtarësh ishin gjetur të lidhur së bashku, të përqafuar me njëri-tjetrin, të qëlluar dhe djegur. 

“Pyes veten se çfarë u lutën para se të pushkatoheshin të gjithë bashkë. Familja përbëhej nga nëna, babai dhe fëmijët. Njerëz të tjerë u gjetën të vrarë në anë të rrugës në kanale”, tha Herzog.

Ora 11:32
Shërbeu si ushtar në Izrael, rrëfimi i familjes për vrasjen makabër të 20-vjeçarit: Është një humbje për njerëzimin

1697103406_sulmohetizraeli.jpg

Një ushtar izraelit i lindur në Nju Xhersi u vra në mënyrë makabre nga grupi i Hamasit, në sulmin e papritur të tyre në 7 Tetor. Për katër ditë, familja shpresonte dhe lutej për rikthim e tij, por ishte e kotë, pasi të martën mbrëma, ushtarët trokitën në derën e shtëpisë së prindërve të Itay Glisko në orën 1:30 të mëngjesit me orën lokale për t'u thënë se djali i tyre kishte vdekur. 

"Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të", tha Rachel.

Rachel ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me babain e Itay në Izrael. Ajo ishte duke folur në telefon me të, teksa ai mori lajmin e vdekjes për të birin. 

"Ne e mori mendja që kur pamë ushtarët që po vinin në shtëpi, e dinim", tha Rachel, raporton CNN.

Zehava mësoi nga Rachel për vdekjen e të afërmit të tij në një tubim në një qendër komunitare hebreje në Tenafly, New Jersey.

"Që nga dje nuk kemi ndaluar së qari, nuk e besoj dhe nuk dua ta besoj", tha Rachel.

Zehava tha se Itay nuk duhet të ishte i pranishëm gjatë sulmit të së shtunës, por një nga miqtë e tij atë ditë i kishte kërkuar të ndërronte turnet me të.

"Ai u kujdes për ta, ai po luftonte dhe po kujdesej për shokët e tij ushtarë që u plagosën. Kur u sulmua, ai thirri kushëririn e tij dhe u tha atyre: Unë po kujdesem për ushtarët e plagosur. por rreth meje janë 30 ushtarë dhe nuk di çfarë të bëj. Dikush që doli prej andej tha se po luftonte deri në minutën e fundit. Ata luftuan si luanë”, tha Rachel.

Rachel tha se familja e saj ishte e shkatërruar pas lajmit të vdekjes së Itay. 

“Ai është vetëm 20 vjeç. Ai nuk do të ketë të dashur, nuk do të ketë fëmijë, nuk do të bëjë dasmë. Kjo familje ka një vrimë të madhe në zemrat e tyre e cila nuk do mund mbyllet dhe shërohet kurrë. Vdekja e tij është një humbje për njerëzimin, ai mund të kishte bërë gjëra të mahnitshme në jetën e tij”, tha Rasheli duke qarë.

Ora 11:14
OKB: Të paktën 340 mijë palestinezë të zhvendosur në Gaza

1697102059_lilu.jpg

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka raportuar se rreth 218,600 njerëz janë strehuar në 92 shkolla të UNRWA në Rripin e Gazës.

Shumë të tjerë janë zhvendosur në shkollat ​​qeveritare dhe ndërtesa të tjera, raporton Al Jazeera.

Në total, të paktën 340 mijë palestinezë janë zhvendosur në të gjithë Gazën.

Ora 11:09
Jerusalem Post publikon videon e fëmijëve të rrëmbyer nga Hamasi: Dhimbje që do ta kuptojnë të gjithë nënat

1697101780_bebe.jpg

Jerusalem Post ka publikuar një video tronditëse që tregon fëmijët e rrëmbyer nga Hamasi. E titulluar “dhimbja që do ta kuptojnë të gjitha nënat në botë”, videoja tregon disa foshnja dhe fëmijë të moshave të ndryshme.

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për lirimin e pengjeve, ndërsa në një deklaratë ditën e sotme, Izrali i bëri thirrje Hamasit të lirojë pengjet, në të kundërt do të vuajnë nga mungesa e ujit dhe energjisë, raporton agjencia e mediave greke skai.gr.

 

Ora 11:02
VIDEO/ Momenti kur grupi Hamas liron gruan izraelite dhe dy fëmijët e saj

1697101329_ment.jpg

Grupi islamik palestinez Hamas njoftoi të mërkurën vonë se kishte liruar tre pengje, një grua së bashku me dy fëmijët e saj.

“Një grua izraelite dhe dy fëmijët e saj, të cilët u kapën gjatë përleshjeve, janë liruar”, thuhet në një deklaratë nga Hamas, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.

Në një video të transmetuar nga rrjeti televiziv palestinez Al Aqsa, një grua dhe dy fëmijë mund të shihen të shoqëruar nga tre luftëtarë të Hamasit në një zonë të rrethuar.

Në një deklaratë, Brigadat Qassem, krahu i armatosur i Hamasit, tha se gruaja ishte një shtetase izraelite.

Rreth 150 robër u kapën nga Hamasi të shtunën gjatë sulmit të tij të paprecedentë ndaj Izraelit, i cili menjëherë i shpalli luftë Gazës.

 

Ora 10:35
Scholz: Hamasi nuk do të kishte sulmuar pa mbështetjen e Iranit

1696539553_olafscholzgjermaniukraine.jpg

Hamasi nuk do të ishte në gjendje të sulmonte Izraelin pa mbështetjen e Iranit. Kështu deklaroi në parlament Kancelari gjerman Olaf Scholz.

"Deri më tani nuk kemi asnjë provë të prekshme që Irani e ka mbështetur konkretisht këtë sulm të nisur nga Hamasi, por është e qartë për ne se pa mbështetjen iraniane në vitet e fundit, Hamasi nuk do të kishte qenë në gjendje të nisin sulme të paprecedentë në territorin izraelit”, tha Scholz.

Scholz gjithashtu ndaloi edhe aktivitetet e Hamasit në Gjermani. 

“Rrjeti palestinez Samidoun gjithashtu do të ndalohet. Kushdo që mbështet krimet e Hamasit në Gjermani apo edhe mbështet organizatën, kryen një krim. Autoritetet kriminale do ta ndjekin këtë objektiv me rigorozitet", tha Scholz.

Ora 10:29
Mediat izraelite: Zelensky mund të vizitojë Izraelin

1696747382_zelensky.JPG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mund të shkojë në Izrael për një vizitë solidariteti. Sipas raporteve të gazetës izraelite, Ynet, të cituar nga shtypi ukrainas, kreu i shtetit ka kërkuar të shqyrtohet me kujdes kjo mundësi, duke shtuar se kontaktet e para midis shërbimeve kompetente të Izraelit dhe Ukrainës kishin filluar.

Në fjalimin e tij në Bruksel, Zelensky tha: "Ne jemi në një gjendje lufte dhe e dimë se çfarë do të thotë të jesh nën një sulm terrorist. Është shumë e rëndësishme të mos jesh vetëm në këtë situatë. Mund të shpëtojë jetën e njerëzve dhe unë u rekomandoj liderëve botërorë që të shkojnë në Izrael dhe të mbështesin njerëzit që janë prekur nga ky sulm terrorist."

Ora 10:20
Izraeli: Nuk ka ujë, energji elektrike dhe benzinë ​​në Gaza derisa të lirohen pengjet

1697098806_izrael.jpg

Ministri izraelit i Energjisë, Israel Katz, deklaroi së fundmi se Gaza do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike derisa pengjet izraelite të riktheheshin në shtëpitë e tyre.

Ai shtoi se "askush nuk mund të na bëjë leksione përsa i përket moralit".

“Pa energji elektrike, pa ujë, asnjë kamion me benzinë ​​nuk do të hyjë në Gaza derisa pengjet izraelite të kthehen në shtëpi. Dhe askush nuk mund të na bëjë leksione përsa i përket moralit",  tha ministri izraelit i Energjisë, Israel Katz.

Ora 10:05
Blinken në Tel Aviv, reagon Ministri i Jashtëm izraelit: Populli ynë nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e SHBA-së

1697097888_lili.jpg

Pas mbërritjes në Tel Aviv, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u prit nga homologu i tij izraelit, Eli Cohen, i cili theksoi se “populli i Izraelit nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen amerikane në këto ditë të vështira”.

Në të njëjtën kohë, ai falenderoi Blinken dhe presidentin amerikan Joe Biden për qëndrimin e tyre në dënimin e terrorizmit dhe mbështetjen e të drejtës së shtetit të Izraelit për të mbrojtur veten dhe qytetarët e tij.

“Ne po luftojmë një organizatë terroriste vrastare dhe do ta fitojmë këtë luftë”, tha Cohen, raporton Daily mail.

Të dy pritet të marrin pjesë në një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu në bazën Kirya në Tel Aviv.

Ora 09:37
Bisedë telefonike mes Presidentit iranian dhe Princit të Arabisë Saudite

1697097202_iz.jpg

Udhëheqësit iranianë dhe sauditë mbajnë bisedën e tyre të parë telefonike që nga rinovimi i marrëdhënieve diplomatike.

Sipas CNN, Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman kanë zhilluar bisedën e tyre të parë telefonike, gjatë së cilës të dy liderët diskutuan konfliktin në Gaza, "nevojen për t'i dhënë fund krimeve të luftës" dhe unitetin islamik.

Ora 09:35
Blinken mbërrin në Tel Aviv

1697096058_blink.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sapo ka zbritur në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv. Ai do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, anëtarët e qeverisë dhe presidentin e Izraelit, Isaac Herzog. 

Sipas raportimeve të mediave, Blinken do të shohë gjithashtu familjet e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi dhe të dërguar në Gaza. 

Sipas informacioneve, ditën e nesërme Blinken do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Kombëtar Palestinez, Abu Mazen.

Ora 09:29
Militantët sulmuan shtëpinë e tij, gjendet i vdekur regjisori izraelit, Yahav Winner

1697095741_shsh.jpg

Ushtarët izraelitë, kanë gjetur mbrëmjen e 10 tetorit, trupin e regjisorit izraelit, Yahav Winner, në Kfar Aza. Yahav u zhduk të shtunën 7 tetor, ditën kur nisën sulmet nga Hamasi dhe militantët sulmuan shtëpinë e tij.

Winner rrinte gjithë kohës duke parë nga dritarja e banesës së familjes së tij për t’i lënë kohë gruas së tij, regjisores Shaylee Aary dhe vajzës së tyre një muajshe Shaya, që të shpëtonin nga sulmuesit.

Shumë njerëz që jetonin atje, duke përfshirë fëmijë dhe familje të tëra, u vranë gjithashtu në Kfar Aza. Filmi i shkurtër i Winner “The Boy” fitoi çmimin për ‘kinematografinë më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Studentor të Tel Avivit të këtij viti. Kompania izraelite e shitjeve dhe shpërndarjes ‘Go2Films’ konfirmoi po ashtu vdekjen e Yahav, raporton agjencia e lajmeve britanike screendaily.

“Me dhimbje të madhe ndajmë lajmin shkatërrues se regjisori ynë i dashur, Yahav Winner, u gjet i vdekur në Kfar Aza mbrëmjen e djeshme, pas tre ditësh në të cilat ai konsiderohej i zhdukur. Humbja e Yahav ka lënë një boshllëk të pashlyeshëm në zemrat tona dhe ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për Shaylee Aary, gruan e tij, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që u prekën nga arti dhe shpirti i tij. Pas kësaj tragjedie, gjejmë ngushëllim në mendimin për të festuar jetën dhe veprën e Yahavit. Filmi i shkurtër i Yahav, The Boy, shpalos një rrëfim që hedh dritë mbi jetën në Kfar Aza. Filmi fitoi çmimin për kinematografinë më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Studentëve të Filmit në Tel Aviv dhe do të shfaqet si pjesë e konkursit ndërkombëtar në Filmschoolfest Munich. Për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij, jemi të përkushtuar që të shfaqim The Boy në sa më shumë vende", thuhej në deklaratën e Go2Films.

Ora 09:04
Egjipti refuzon propozimin për korridorin e evakuimit nga Gaza

1696945429_gggggg.PNG

Qeveria egjiptiane ka refuzuar çdo propozim për hapjen e korridoreve jashtë Gazës për palestinezët që po i largohen bombardimeve hakmarrëse të Izraelit në Gaza, sipas një zyrtari të lartë egjiptian.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, po i përgjigjej zëdhënësit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i cili tha se administrata Biden është në bisedime për një kalim të sigurt nga Gaza për civilët, raporton newssky.

Egjipti është angazhuar me bisedime intensive me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për të lejuar dërgimin e ndihmave dhe karburantit përmes pikës së tij të kalimit në Rafah.

Ora 08:50
Sulm ajror gjatë natës në Gaza, mbi 50 të vdekur dhe 280 të plagosur

1696960612_lcimgaafdf4d46e9c401cb0be4c19422a2a20.jpeg

Të paktën 51 persona humbën jetën dhe 281 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të kryera këtë mbrëmje në Rripin e Gazës nga ushtria izraelite, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë të cituar nga mediat lokale. 

"Ministria tha se sulmet goditën Sabra, Al Zaytoun, Al Nafaq dhe Tal Al Hawa dhe Khan Younis; operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë ende në vazhdim", raporton Al Jazeera. 

Kanali televiziv Al Mayadeen në njoftimin e fundit tha se 450 objektiva tokësorë u sulmuan në Gaza, Jabaliya dhe Khan Younis.

Ora 08:33
OKB do të mblidhet të premten për të diskutuar mbi Izraelin dhe Gazën

1697092378_sha.jpg

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të premten për të diskutuar konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

Këshilli nuk ka vendosur ende nëse takimi do të jetë publik, thanë diplomatët, raporton JerusalemPost.

15 anëtarët u takuan me dyer të mbyllura të dielën, një ditë pasi Hamasi sulmoi qytetet dhe fshatrat izraelite, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë shumë pengje në Gaza.

Ora 08:26
Paralajmërimi i Netanyahut: Do vrasim çdo anëtar të Hamasit

1696871164_benjaminnetanyahu.jpg

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëron se do vrasin çdo anëtar të Hamasit, pas takimit të parë të qeverisë së jashtëzakonshme të vendit të tij. Krahas tij, figura e opozitës Benny Gantz tha se ishte “koha për luftë”.

Por presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte folur me Netanyahun dhe e bëri të qartë se Izraeli duhet të “operojë sipas rregullave të luftës”. Numri i të vdekurve në Izrael ka arritur në 1200. Më shumë se 1100 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, raporton BBC.

Biden tha se e kuptonte zemërimin dhe zhgënjimin e popullit izraelit, por i kërkoi Izraelit t’u përmbahej parimeve të konventave të Gjenevës. Ai gjithashtu paralajmëroi Iranin, i cili e ka mirëpritur sulmin e Hamasit, të jetë i kujdesshëm.

Më herët të mërkurën, Netanyahu dhe Gantz ranë dakord të linin mënjanë një rivalitet të ashpër politik që ishte përshkallëzuar në protesta të gjera.

Gantz u tha qytetarëve izraelitë se qeveria e sapoformuar ishte “e bashkuar” dhe e gatshme për të "fshijë nga faqja e dheut të ashtuquajturin Hamas".

Ora 08:22
VIDEOLAJM/ Lufta në Izrael, pamje apokaliptike! Qytete të shkatërruara nga bombardimet

 

Pamjet që shihni janë gjithçka ka mbetur nga bombardimet prej gati 6 ditësh në Izrael. Mijëra civilë kanë humbur jetën si nga pala izraelite po ashtu nga Palestina. Në njërën prej videove shfaqet momenti kur banorët e Gazës përpiqen t'u shpëtojnë sulmeve të mëdha ajrore nga Izraeli. 

Ora 08:20
Izraeli: Kina duhet të një mbajë një qëndrim më të ekuilibruar

1697053622_izrael.webp

Kina duhet të mbajë "një qëndrim më të ekuilibruar" për konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Kështu deklaroi ambasadori izraelit në Pekin, lrit Ben-Abba, në një intervistë për Bloomberg TV.

Ai parashikoi se Zhai Jun, i dërguari kinez për Lindjen e Mesme, duhet të zhvillojë bisedime me palën izraelite sot, pas telefonatave të së martës dhe të mërkurës, me ato egjiptiane dhe palestineze. 

“I dërguari special kinez do të ketë një bisedë telefonike me palën izraelite”, tha diplomati, sipas të cilit Pekini mund të flasë për këtë çështje sot në konferencën e përditshme të Ministrisë së Jashtme.

Ora 08:14
Gjermania i jep ‘dritën jeshile’ Izraelit të përdorë dy dronë kundër Hamasit

1697091294_fta.jpg

Gjermania i dha dritën jeshile Izraelit për të përdorur dy dronë të telekomanduar Heron TP, të cilët janë në gjendje të mbajnë armë, ndërsa ushtria izraelite po kryen operacione hakmarrëse kundër Hamasit pas sulmit të tij të paprecedentë të shtunën dhe thuhet se po planifikon një operacion tokësor në Gaza.

Sipas Der Spiegel, Forca Ajrore izraelite i kërkoi Berlinit gjatë fundjavës që të vërë në dispozicion dy UAV-të e prodhuara nga Izraeli (IAI) si pjesë e operacioneve të saj kundër lëvizjes islamike palestineze në enklavën bregdetare.

“Gjermania mbështet Izraelin me deri në dy drone të marrë me qira nga Bundeswehr”, thuhet në një deklaratë, raporton newsbulletin.

Sipas Spiegel, Izraeli pezulloi trajnimin e 16 pilotëve gjermanë në Izrael gjatë fundjavës për shkak të sulmit të Hamasit. Ata pritet të kthehen së shpejti në Gjermani. Blerja e pajisjeve për transportimin e armëve për këta dronë u miratua vitin e kaluar nga Berlini, pas vitesh debati për këtë çështje në vend.

Boris Pistorius, ministri gjerman i mbrojtjes, tha në margjinat e një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s të mërkurën se nëse situata përkeqësohet, Izraeli mund të kërkojë bashkëpunimin e aleatëve dhe partnerëve të tij. Megjithatë, ai nxitoi të sqarojë se zyrtarët izraelitë sigurojnë se “ata nuk kanë nevojë për mbështetje të natyrës ushtarake apo teknike”.

Ora 08:11
Jordania dërgon ndihmën e parë në Gaza

1697096820_gaza.jpg

Jordania ka dërguar ndihmën e parë në Gaza. Këtë e ka raportuar televizioni shtetëror. 

Një burim ushtarak jordanez tha se një aeroplan ushtarak do dërgojë ndihma në pikën kufitare Rafah me Egjiptin, aty ku pritet t'u transferohet autoriteteve në Gaza. Ata thanë se kjo dërgesë do bëhet vetëm nëse merren lejet e nevojshme.

Ora 07:39
VIDEO/ Izraeli përdor bomba me fosfor të bardhë në luftimet në Gaza! Arma e ndaluar në zonat civile

 

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit po vijon prej gati 6 ditësh, ndërsa tashmë disa raportime në media pretendojnë se Izraeli po përdor fosforin e Bardhi në sulmet që po bën në Rripin e Gazës, një zonë me popullsi të dendur.

Izraeli i ka shtuar sulmet ajrore në Rripin e Gazës, si edhe ka vendosur në kufi rreth 300,000 rezervistë për një pushtim të mundshëm tokësor.

Disa foto, video dhe pretendime në mediat sociale pretendojnë se forcat izraelite po përdorin fosfor të bardhë mbi civilët në Rripin e Gazës.

Kjo nuk është hera e parë që Izraeli akuzohet për përdorimin e Fosforit të bardhë. Izraeli pranoi se përdori fosfor të bardhë gjatë ofensivës së tij në Rripin e Gazës në dhjetor 2008-janar 2010.

Fosofori i bardhë nuk është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, por përdorimi i tyre në zonat civile është rreptësisht i ndaluar, sepse ligji ndërkombëtar kërkon që luftëtarët të bëjnë dallimin midis elementëve civilë dhe ushtarakë.

Por kur përdoren për civilët, bombat e fosforit mund të kenë një efekt shkatërrues. Fosfori i bardhë mund t'i djegë njerëzit deri në kockë, të digjet brenda trupit dhe të rindizet kur hiqen fashat, sipas Human Rights Ëatch. Fosfori i bardhë mund të depërtojë në qarkullimin e gjakut përmes lëkurës, duke helmuar veshkat, mëlçinë dhe zemrën. Njerëzit mund të vdesin thjesht nga thithja e fosforit të bardhë.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vampire smoothie: 12/10/2023 16:26

    Kjo situate nuk mund te korrigjohet, po flasim per padrejtesi dekadash. Zgjedhjet e perendimit e çuan ketu, i dha toka nje populli te perndjekur, qe i prrkiste nje tjetri. Reagimi i palestines si (shtet i vogel dhe i dobet), per t'u perballur me izraelin qe ka mbeshtetjen e perendimit, ishte ti kerkonte ndihme organizatave islamike terroriste dhe jo duke bere lufte.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 12/10/2023 14:27

    Sulmi ushtarak i Hamasit eshte nje terrorizem i nje grupi te denuar boterisht si grup terrorist.Por kur terrorizmi ngrihet ne organizimin shteteror ,si ai qe ben qeveria e Izraelit eshte shume e renden.Nuk mund te quhet nje popull i tere si ai Palestinez "terrorist".Terrori qe po perdor Izraeli (qe i jane errur syte) ,quhet racizem dhe genocid.Fjala e Njetanjahut se do ti shfaros te gjithe nuk ka ndrysim nga holokausti i Hitlerit.Bota demokratike dhe Organizatat e te drejtatave te njeriut duhet ta thone fjalen e tyre.OKB-ja duhet te nderhyj.Perkrahja qe i jepet Izraelit nuk duhet te ndodh.Sa per thenien se nxites eshte Irani,te kujton goditjen kunder Afganistanit per armet e shfarosjes ne mase qe nuk u provuan kurre.

    Përgjigju
    • A. N.: 12/10/2023 15:10

      Duhen shfarosur sepse jane fare e keqe duke filluar qe nga pleqte e deri te femijet sepse me ate ndjenje do rriten edhe ata

  • Turi: 12/10/2023 11:29

    Si mund te mbeshtesni nje regjim barbar qe nuk lejon ujin , ushqimet dhe ilacet per nje popull te gjithe ? Turp te keni o bastarde te felliqur , dhe e quani dhe veten vende demokratike legena

    Përgjigju
    • Nosku: 12/10/2023 13:40

      Shko e ruje lopet Turo nuk eshte pune per ty.

    • Shmire: 12/10/2023 13:35

      Per terroristet nuk duhet te kete meshire. Pa uje , pa drita, pa ushqime, qe te kuptojne qe terrorizmi ka pasoja.

    • smi ttropo: 12/10/2023 13:25

      nen motr atyre politikan ne bote dhe europ qe lejojn izraelin te beje cte doje

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja