Anuela Ristani thyen heshtjen: Nuk jam e besuara e Ramës, ja çfarë ndodhi në Bashkinë e Tiranës
Anuela Ristani dhe Edi Rama
Një vendim i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për t’ia hequr kompetencat kryetares së komanduar, Anuela Ristani e për t’ia deleguar ato Sara Goxhajt bëri xhiron e medieve, ndërsa nisën spekulimet se kishte një përplasje të fortë mes Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama.
Vetë Veliaj në një reagim pasdite deklaroi se gjithçka ishte një keqkuptim duke ia rideleguar sërish kompetencat Anuela Ristanit.
Ndërkohë, Ristani në një reagim për një emision televiziv tha se nuk është e besuara Ramës siç është quajtur dhe se komunikimin me kryeministrin e ka pasur për herë të parë kur i është deleguar detyra.
Po ashtu tha se në bashki nuk është zënë askush “me gishta në vesh” duke shtuar se gjithçka ndodhi me çështjen e delegimit, ishte një keqkuptim.
“Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj. Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh”, ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, thuhej në reagimin e saj.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.2%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Hoxha: Berisha është i pabesueshëm, ka oshilacione dhe ‘fatura’! Sefa: Kanë rënë të dy kampet! Kikia: Rënie shifrash! Deda: Ka zhgënjim
27 Mars, 22:07
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve
27 Mars, 21:55
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
-
'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)
27 Mars, 19:22
-
Kreshnik Spahiu: Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?
27 Mars, 17:41
-
Veliaj ndan videon nga Parku Rinia: Zemra pulsuese e Tiranës! Nga një kënetë e transformuam në hapësirë rekreative
27 Mars, 17:10
-
Mastercard hyn në Shqipëri, Rama: Pagesat elektronike reduktojnë informalitetin: Nga 5 mld euro të ardhura nga turizmi, 4% me kartë krediti! Koha që revolucioni ynë digjital të thellohet
27 Mars, 16:38
-
I prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e dhunuan me sende të forta, kapen dy kushërinjtë në Kamëz! Do hetohen në gjendje të lirë
27 Mars, 13:59
-
‘Të vërtetat s’i fshehin dot as oqeanet‘, Rama ironizon Berishën me videon e bufit të kënetës
27 Mars, 13:48
-
Vrasja e Martinit/ Nis gjyqi për 14-vjeçarin e akuzuar, avokati kërkon riekspertizë: Ka dy autorë! Shoku i plagosur: Duam drejtësi
27 Mars, 13:43
-
‘Kush i bo gropën tjetrit, bie vet mrena’, Basha vijon replikat me Ramën: The i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty i ke, hetimet vazhdojnë
27 Mars, 12:05
-
Sot luhet derbi Dinamo - Partizani, Daja: Jemi të barabartë! Abilaliaj: Duam tri pikët
27 Mars, 12:00
Po kush po pyet kush rri e kush iken? Ndonje te re nga trafiku, uju 24/7, trafiku, kendet e lojrave...
Përgjigju