Taulant Balla ka reaguar në rrjetet sociale për deklaratën e kryeministrit Rama në konferencën IX Ndërqeveritare në Bruksel për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Duke e lidhur atë me protestën pasi nga sheshi para kryeministrisë është kërkuar vazhdimisht anulimi i këtij ligji, ai thotë se ky është “lajm i mirë për flamingot”, por jo për “sorrat.”

“Lajm i mirë për flamingot, jo i mirë për sorrat që kanë mbetur këtu. Gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, Kryeministri Edi Rama sqaroi se ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet, pasi ka përmbushur misionin e tij, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura do të rishikohet dhe përshtatet me standardet e Bashkimit Europian”, shkruan Balla ndërsa më poshtë ka cituar edhe deklaratën e Ramës në Bruksel.

“Shfuqizimi nënkupton anulim. Ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet dhe anulohet, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura, që është një nga ligjet më të mira që kemi, do të përshtatet derisa të arrijë 100% standardet europiane”, tha kryeministri në konferencën për shtyp.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01

    Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?