Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish lidhur mbi vendimin e Presidentit Meta për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve.
Balla me anë të një statusi të publikuar në rrjetet sociale ka deklaruar se vendimi i Metës ishte thjeshtë një akt i radhës i një seriali sulmesh kundër demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Më pas Balla ka shtuar se Meta nuk e meriton më zyrën që Kuvendi i besoi 2 vite më parë. Kujtojmë se një ditë më parë se me anulimin e dekretit të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta e humbi të drejtën për të qëndruar në zyrën e tij.
"Takime në çdo lagje të Elbasanit për të komunikuar me njerëzit sepse “Zgjedhjet e 30 Qershorit” as nuk mund të anullohen, as nuk mund të shtyhen dhe as nuk mund të pengohen. Përpjekja e djeshme e Presidentit Ilir Meta ishte thjeshtë akti i radhës i një seriali sulmesh kundër demokracisë dhe kundër shtetit të së drejtës. Meta thjeshtë nuk e meriton më zyrën që Kuvendi i besoi 2 vite më parë. BASHKIA QE DUAM. SHQIPERIA QE DUAM." shkruan Balla.
Ndërkohë në reagimin e tij të mëparshëm Balla duke përdorur fjalët e Palmerit ku deklaronte se kushdo që pengonte zgjedhjet nuk do t'i ndalohej hyrja në Shtete e Bashkuara.
"Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikimin për të hyrë në Shtetet e Bashkuara", deklaronte Mattheë Palmer.
Ndërsa Balla shkruan 'Fiks', duke lënë të kuptohet se u qëndron fjalëve të Palmer.
Lajmi kryesor:
Paloka: Anulimi i zgjedhjeve fitore e Ramës/ Braçe: Data nuk ndryshon! Veliaj: Vendimi i Metës, nul /REAGIMET
