Anulohet ankandi i terminalit të konteinerëve

Anulohet ankandi i terminalit të konteinerëve
Është anuluar tenderi i parashikuar me vlerë afro 3.7 milionë euro për shitjen e të gjitha pajisjeve dhe mekanizmave të terminalit të konteinerëve në Portin e Durrësit. Procedura ishte ajo e ankandit dhe shuma minimale e kërkuar në total ishte 520 milionë lekë të reja pa TVSH.

Ankandi do të zhvillohej para implementimit të qeverisë së re, më 2 shtator, por Agjencia e Prokurimit Publik e ka prapësuar.

Makineritë që mendohej të shiteshin nga administrata e Autoritetit Portual ishin pajisje të rënda, pirun, autovinça, koka tërheqëse Scania, porta-konteiner, si dhe shtatë vinça të mëdhenj portualë.
 
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë