Pakica dërrmuese

Pakica dërrmuese

Prej katër vitesh Lulzim Basha mburret përballë militantëve të tij duke i siguruar se “shumica dërrmuese e shqiptarëve janë me ne” dhe se mezi presin ditën e zgjedhjeve që ta emërojnë kryeministër të vendit. Tani që zgjedhjet u bënë dhe Edi Rama fitoi për të tretën herë, Lulzim Basha po zbulon se është në krye vetëm të një “pakice dërrmuese” që është gati ta “shqyejë”. 12 vite në opozitë janë dhurata që Lulzim Basha dhe analistët dhe këshilltarët e tij sapo i paketuan mbështetësve të tyre, falë edhe kontributit të jashtëzakonshëm që dhanë Sali Berisha, i njohur si “doktor mortja” dhe Ilir Meta, president i republikës i penduar që u bë kryetar Shteti që në të vërtetë mbeti vetëm kryetar partie. Problemi është se ndërkohë partia e tij u shkri, jo vetëm falë deklaratave mbështetëse të bëra në vite nga Petrit Vasili, por mbi të gjitha, falë faktit se liderin e saj, Monika Kryemadhin, e ka si bashkëshorte.  

Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta janë në fakt tri kokat e një “triarkie familjare”, e cila nga 1992 deri më sot mban peng mbi 50 % të vendit. Vota e 25 prillit ishte një shprehje shumë e qartë proteste kundër tyre dhe kundër kulturës së dhunës, të prapambetjes, të shpifjes dhe shkatërrimit, që këta vazhdojnë të përfaqësojnë. Por, në të njëjtën kohë, ishte dhe një votë mbështetje dhe besimi për Edi Ramën, të cilit, shumica e shqiptarëve i fali mëkatet dhe gabimet e kryera në tetë vite qeverisje, duke preferuar aftësinë e të qenit i vetmi lider në gjendje të mbrojë vendin nga “triarkia familjare”, që 50 % e shqiptarëve e urren.

 Në debatin sfilitës të salloneve televizive, mes hipotetikësh të mirë e  të këqinj (që Ilir Meta e trasformoi në një referendum për 25 prillin), populli sovran zgjodhi Edi Ramën, dhe është ky momenti që triarkia Berisha-Basha-Meta ta marrë mirë parasysh. Ata janë pakica në vend. Një pakicë dërrmuese që meriton respekt, por të parët që duhet ta respektojnë, janë pikërisht liderët dhe analistët e saj  që duhet të pushojnë së gënjyeri. Ky është një nga gabimet fatale që kanë bërë në tetë vite deri në ditën e fundit të fushatës së tyre zgjedhore. Perceptimet dhe bindjet personale nuk mund te vlejnë më shumë se faktet, dhe gënjeshtra si e vetmja armë politike, nuk i shpërbleu. Ndonjëherë, duhet të thonin edhe të vërtetën. 

Ditët e fundit të fushatës zgjedhore ishin vendimtare për t’u treguar të gjithëve natyrën e vërtetë të këtyre ish-qeverisësve. Pranimi nga ana e Partisë Demokratike se kishte ngritur një strukturë të armatosur për të “mbrojtur votën”, e cila vrau në një shesh në Elbasan një militant socialist, duke mbrojtur pastaj vrasësin e duke e krahasuar me një hero; apeli për të vrarë çdo kundërshtar politik ''të dyshuar që lëvizte në lagje”, i lëshuar nga Xhelal Mziu që kërkoi të falur shumë vonë; dhe në fund, sulmi politik i çmendur i Ilir Metës ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim e akuzuar si agjente serbe që ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, të cilës Meta i kujtoi me kërcënim se “nuk ekzistojnë vetëm raketa amerikane, por edhe ruse dhe koreane”, janë autogolet e fundit të bujshme që elektorati i moderuar nuk i fali. Kurrë Edi Rama nuk do të kishte mundur t’u hiqte maskën kaq mirë e të shfaqte natyrën e vërtetë të kundërshtarëve të tij politikë, siç ata mundën ta bëjnë vetë.  

Gafa që iu shtuan atyre, po aq fatale, të djegies së mandateve në parlament, rinisjes së përdorimit të bombave molotov për një përmbysje të një qeverie imagjinare dhe në fund, bojkotin e zgjedhjeve administrative të 30 qershorit.  Gjithmonë në emër të ''shumicen dërrmuese''.

Kontributi i ofruar nga Ilir Meta në shkrirjen e partisë së tij dhe në në humbjen pasuese të PD-së, u forcua në javët e fundit, kur zbriti në fushë në vetë të parë duke udhëhequr një fushatë zgjedhore presidenciale që nuk ka precedentë në një republikë parlamentare. Sulmet e tij të pandërprera ndaj qeverisë, të bëra edhe në ditën e heshtjes zgjedhore, prodhuan efektin e kundërt me atë që dëshironte, duke i dhënë një goditje fatale gjithë frontit të opozitës. Kudo që ka qenë personalisht i pranishëm me betejat e tij kundër mullinjve të erës, duke filluar që nga Vlora, që e transformoi në shtabin e vet të përgjithshëm, LSI pësoi shpartallimin më të keq në historinë e saj. Thërrimet e votave që i mbetën pas rezultatit befasues të 2017 kur mori 19 deputetë, janë në fund të fundit edhe prova e asaj që i kontestonte kundërshtarëve: kush ka blerë gjithmonë vota ka qenë pikërisht ai. Këtë herë që roli i Presidentit e kishte kufizuar në negociatat e shitblerjes, rrënimi vertikal i konsesujve, u bë konfirmim i dyshimeve të të gjithëve.  

Përkundrazi, rezultati i marrë nga Partia Socialiste edhe në këtë 25 prill, praktikisht identik me atë të 2017, përgënjeshtron dyshimet për manipulime me të cilat opozita dhe analistët e saj u përpoqën për 4 vite të deligjitimojnë qeverinë Rama. Media dhe eksponentët e Partisë Demokratike rinisën edhe në këto orë të rievokojnë fantazmën e votave të vjedhura, siç do të bëjnë me siguri edhe eksponentë të LSI-së të mbijetuar nga uragani, pavarësisht se raporti paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë çertifikoi korrektësinë të procedurave zgjedhore. Nëse kjo do të jetë rruga që PD dhe LSI do të ndjekin për të justifikuar humbjen e tyre të radhës, siç sygjeron “doktor mortja” nga tavolina e tij shkatërruese dixhitale, do të jetë një rrugë pa dalje që do t’i dhurojë Edi Ramës në 2025 edhe mandatin e katërt.


Prej vitesh e përsëris, që këta ish-qeveritarë dhe analistët e tyre të palogjikë, jetojnë në një botë paralele, që është shumë larg nga realiteti ku jeton pjesa tjetër e vendit. 25 prilli tregoi me numra se kam pasur të drejtë dhe se e famshmja “shumicë dërrmuese” kundër qeverisë Rama, që Lulzim Basha tregonte se kishte në krah, ishte në rastin më të mirë vetëm një iluzion, në rastin më të keq, një gënjeshtër e ndërgjegjshme. Tani i takon Lulzim Bashës të vendosë, nëse me ne fund do të shohë në sy realitetin dhe të nisë trasformimin e partisë së tij në një forcë politike moderne, që del nga kullat dhe lufton me ndershmëri dhe inteligjencë betejën politike që e pret, apo të japë dorëheqjen dhe t’i lërë hapsirë një lidershipi të ri. Gjithnjë, nëse oborri i triarkisë familjare, nuk vendos përsëri në vendin e tij.  

xy/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilirjan: 27/04/2021 20:55

    Falemnderit Carlo, qe na qarteson shumecka ne kete mish-mash qe jetojme! Bravo e grazie!

    Përgjigju
  • LORA: 27/04/2021 19:46

    Per nje vit rresht kam degjuar refrenin "lejo rrotacionin" ,"hap krahun" prej lul-holandezit te shumices se tij te enderruar derrmuese, ,,,si lutje per Edi Ramen.Ne fushate lul-i ofroi mashtrim-premtime fyese per nje intelekt normal human dhe e perfundoi me terror e vrasje ne Elbasan. Respekt te thelle per shumicen derrmuese te shqiptarve puntore e patriote,qe me verdiktin e tyre te shenjteruar vulosen udhen,pa kthim, te perparimit dhe suksesimit ne implementimin e Reformes me madhore te pas-nentedhjetes,asaj ne Drejtesi.

    Përgjigju
  • Rea: 27/04/2021 19:19

    Kenaqesi te lexosh e te degjosh analizat e Bollinos...Nuk heq e nuk shton dot asnje presje aq te sakta sa jane. E rendesishme eshte qe shumica eshte pjesa me e mire e ketij vendi.

    Përgjigju
  • Tironsi: 27/04/2021 17:31

    I humbi PD apo i fitoi PS praktikisht pak rëndësi ka.The winner is one.U vërtetua edhe një herë se ka 2 shqiperi.Ajo e malokve dhe gjithë pjesa tjetër...

    Përgjigju
  • Rob: 27/04/2021 16:08

    Çuditerisht, analiza me e sakte vjen nga nje i huaj! Ndihem shume keq per gazetaret tane!

    Përgjigju
    • Like: 28/04/2021 06:23

      O QaziM i joni eshte po ne radhe te pare eshte italian pastaj shqiptar, ose shqiptar me origjine iraliane. Ne fund te fundit eshte italian ne gjak. Ashtu sic je shume shqiptare neper bote qe kane màrre nenshtetesine e vendit ku jetojne, dhe perseri jane shqiptare

    • QazimM: 27/04/2021 19:32

      Karlos i marsh pleshtat e Rob se ka qysh ne 92 ne Shqiperi edhe ka pashaporte e leje qendrimi Shqiptare. Me pak fjale eshte i joni e jo i huaj!

    • Miri: 27/04/2021 17:02

      E kemi nderin ta kemi shqiptar sepse ka marrë nënshtetësinë, me sa di!

    • Vig: 27/04/2021 16:51

      Me vertete, eshte per tu marre shembull nga shumica e "gazetareve" shqiptare.

  • Fatmiri: 27/04/2021 16:00

    Po Ndeshja ka Fitues e Humbës,ora fitoi Edi Rama,dhe e gjithë Shoqëria e Moderuar edhe e emancipuar Shqiptare!

    Përgjigju
  • vamika: 27/04/2021 14:08

    Zgjedhjet nuk i fitoi Rama ,i humbi Basha e kompani.

    Përgjigju
    • Lui: 27/04/2021 19:34

      Vamika, do te te them nje fjali dhe mbaje mend ne cdo zgjedhje. Per aq kohe sa te jete Rama ne krye te PS ka per te fituar gjithmone. Ndoshta me pak vota diference heren tjeter, por jam i bindur qe fiton gjithmone. Historia do e tregoje qe Rama eshte kryeministri me i suksesshem dhe me i zgjuar qe i ka rene shqiptareve ne historine e shtetit shqiptar. Kjo e thene nga une qe nuk jam aspak nje person ashurues idhujsh, sidomos idhull qenie njerezore. Por shoh te Rama nje person teper te zgjuar dhe avangard per kohen qe jetojme. Ka qene gjithmone i tille qysh ne femijerine e tij dhe shoke shkolle te tij ma kane konfirmuar.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës