TIRANE - Qeveria shkrin "Albturist", shoqërinë shtetërore që administron veprimtarinë turistike dhe të shërbimeve rrjedhëse, pasi kjo drejtori nxori në ankand ish-kabinat e drunjta në Parkun Kombëtar "Syri i Kaltër" në Sarandë dhe një sipërfaqe toke në Tushemish të Pogradecit, të dyja tashmë të anuluara.
Ditën e sotme, Ministria e Financave që ka në varësi këtë shoqëri, anuloi vendimin për dhënien me qira të kabinave të drurit, po Shqiptarja.com mëson se qeveria pritet të marrë masa të tjera për të anuluar disa nga vendimet që kjo shoqëri ka dhënë për pasuri natyrore.
ALBTURIST Tour- Operator ka vite që jo vetëm është në vështirësi financiare, por edhe që vepron si një ndërmarrje e pakoordinuar me ministrinë. Edhe nxjerrja në ankand e pese kabinave në Syrin e Kaltër, një nga zonat më të frekuentuara nga turistët në Delvinë, mendohet të jetë një iniciativë e pa konsultuar me programet e qeverisë për pasuri të tillë natyrore.
Ndërkohë, qesharake ishte shuma e vendosur si qira: Vlera minimale e ofertave ishte 72 mijë e 500 lekë në muaj, rreth 600 euro, e konsideruar si një shumë mjaft e ulët duke pasur parasysh preferencat për këtë pikë turistike, me një fluks shumë të lartë frekuentimi.
Albturist, ushtron të drejtën e veprimtarisë tregtare të kontratave të qirasë për objektet turistike shtetërore dhe të privatizuara, ish pronë e shoqërisë.
Një tjetër pronë e ngjashme shumë herë më e madhe brenda zonave të mbrojtura, ishte kërkuar në muajin gusht, sërish nga Alburist, që të jepej me qira të ulët.
Bëhej fjalë për 2500 metra katror toke, në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit, që do të jepeshin me qira për 10 vjet me një vlerë dysheme për detyrimin e qirasë 172,600 lekë në muaj.
Shoqëria “Albturist T.O” sha, në cilësinë e njësisë administruese të pronës, kishte vendosur kriter që objekti mund të jepet me qira vetëm duke ruajtur destinacionin e tij fillestar, që është, ushtrimi i veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit turistik. Por Shqiptarja.com mëson nga burime pranë kryeministrisë, se edhe ky ankand është anuluar nga qeveria.
Zoti Rama nuk mjafton shkrirja e Albturust por drejtuedi we ka firmosur kete hajdutllek me pronen publike te shkoje prapa hekurave .Nuk e kuptoj qe kjo ndermarrje shteterore te jete ne varesi te Ministruse se fonancave dhe jo Ministrise se turuzmit. Ne te gjithe boten ka aktivitete turistike shteterore shume rentabel dhe administrihen nga shteti.Shembulli me i mire eshte kompleksi ishull Lezhe qe eshte nje pwrle dhe fitiprurese qe drejtohet nga shteti . Rroli baze eshte menaxhimi i objekteve turistike. Futini ne burg hajdutet e shtetit se po ju nxine para shqiptareve me qera sa nje kolibe per qenin
Përgjigju