Taulant Balla u shpreh sonte se Meta shkeli Kushtetutën me vendimin për anulimin e zgjedhjeve, por sipas tij kjo është një dëshirë e kreut të shtetit dhe mbetet këtu, pasi nuk ka fuqi ligjore. "Kemi njoftuar dhe procesi do të marrë kohën e përcaktuar nga Kushtetuta dhe ajo që kemi institucionalizuar, nevojën që Kuvendi, institucioni më i lartë prej të cilit zgjidhen të gjitha autoritetet e tjera, nga Presidenti dhe cdo tjetër. Për fat të mirë ia kemi hequr Kuvendit, zgjedhjen e gjyqtarëve.
Por nuk ka sot në Shqipëri një jurist me mend në kokë që të japë të drejtë Presidentit Meta për atë akt që ka bërë, pasi nuk mund të quhet dekret, pasi nëse do të quhej i tillë do të quhej ç'dekret. Këtu e tetë muaj më parë Presidenti thirri partitë për të konsultuar datën e zgjedhjeve, isha unë nga PS-ja dhe me të gjithë të tjerët kishim propozimet me zgjedhjet.
Për kujtesë, unë kam propozuar datën 9 Qershor, pas kërkesës së shoqatës së turizmit, por Meta respektoi kërkesën e opozitës, datën e fundit të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Në të gjitha rastet shtyrja është bërë pas një marrëveshje politike.
Si në2017, por edhe në 2007 kur marrëveshja është bërë në Presidencë nga të gjitha forcat. Ajo që ka ndodhur sot. Meta e di që akti i sotëm nuk ka lidhje me Kushtetutën. Presidenti nuk ka të drejtë që të ç'dekretojë. Pas debatit do të ketë një rezolutë, një dokument qartësues.
Sot KQZ-ja nuk e ka marrë në konsideratë sepse Kushtetuesja e ka qartësuar këtë rast, nuk shkon për t'u sqaruar në këtë gjykatë, pasi janë akte administrative, por atakohen në Kolegj Zgjedhor apo gjykatë Administrative. Faza e parë e vendimmarrjes është KQZ-ja.
Meta kishte nga 4-5 javë që vine vërdallë lokaleve të Tiranës dhe thoshte do të bëj këtë dekretin. Madje e kishte thënë edhe publikisht që po shqyrtonte mundësinë për këtë. Ky zotëria nuk ka të drejtë ta bëjë, mund ti hyjë vetja në qejf dhe një ditë të shpallet mbret, apo do të thotë të anulohen zgjedhjet në Puglia!
Ky zotëria ka të drejtë vetëm të dekretojë datën e zgjedhjeve dhe kaq. Nesër Presidenti mund të nxjerrë një dekret për ç'emërimin e ministrave. Ajo që ka bërë Presidenti sot, është ka shprehur një dëshirë, por kjo mbetet në nivelin e dëshirës" tha Balla.
Lajmi kryesor:
Anulimi i zgjedhjeve/ Balla: Institucionet janë të detyruara të mos e zbatojnë! Lobimi rus fundi i Bashës
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8088
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Alban Daci: A po e 'blejnë' të drejtën kushtetuese për votuar shqiptarët që jetojnë jashtë?
22 Nëntor, 17:55
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Zbardhet mbrojtja e Ilir Metës përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit: Kërkoj lirinë, shumica e pronave dhe e llogarive bankare të Monikës! S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas e ish-vjehrrës
19 Nëntor, 12:42
-
Vrasja e 14-vjeçarit/ Sokol Dema: Diskutimi verbal u pasua me grushte dhe në fund u nxor një tek thikë nga autori! Barkaj: Pati përplasje në ambjentet e shkollës
18 Nëntor, 22:28