Anulon dasmën e vajzës dhe
blen 90 shtëpi për të pastrehët

Anulon dasmën e vajzës dhe<br />blen 90 shtëpi për të pastrehët
Janë të shumta skemat dhe projektet që politikanët prezantojnë për të luftuar varfërinë në botë, por dikush ka vendosur të ndërmarrë hapa konkret.
 
Ajay Munot, një biznesmen i pasur nga India kishte vënë menjëanë 93,000 paund për dasmën e vajzës së tij por ai vendosi që këto para t’i përdorë për të blerë 90 shtëpi për njerëzit në nevojë.
 
Munot jeton në Aurangabad, vend në Indinë Lindore ku shumë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme. Me inkurajimin e vajzës së tij Shreya tregtari ka ndërtuar shtëpitë dhe ka zgjedhur me kujdes se kush do të jetojë në to.
 
Tre kriteret që përdoren për të përzgjedhur fatlumët ishin: Ata duhet të jenë të varfër, të jetojnë në një lagje të varfër dhe të mos vuajnë nga ndonjë varësi.
 
Vajza Shreya është shprehur: “Kjo ishte dhurata më e madhe që mund të më bëhej për martesë”.

indi

indi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot